Keshilli i Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise miratohen kandidaturat e Fullanit Gjonit Milos

Komisioni kuvendor i Ekonomisë miratoi tre kandidaturat e qeverisë për postin e kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, zotin Ardian Fullanin, Petraq Milon dhe Elisabeta Gjonin.
Deputet e së majtës refuzuan të marrin pjesë në votim, duke e cilësuar këtë si një veprim antikushtetues. Gjate prezantimit të kandidaturës së tij para deputeteve të komisionit, Guvernatori aktual i Bankës Qendrore Ardian Fullani theksoi rolin e tij në krye të institucionit më të lartë bankar në vend dhe reformat që janë ndjekur në stabilitetin makro ekonomike të vendit.
Sipas Fullanit ekonomia shqiptare është e shëndoshë me një sistem bankar të sigurt dhe të mirëkapitalizuar.
Prezantimi i kandidaturës së Fullanit para Komisionit të Ekonomisë, hasi në kundërshtimin e deputeteve të opozitës. Erion Braçe e cilësoi të papërshtatshme kandidaturën e Fullanit me arsyetimin se është një figurë e ndikuar politikisht. Kjo deklaratë është hedhur poshtë nga Fullani i cili pasi sipas tij Banka Qendrore është institucion i pavarur dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtar, 3 prej tyre propozohen nga Këshilli i ministrave, 5 nga Parlamenti dhe 1 nga vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë .