E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestina do të luaj një miqësore në Evropë

Bruksel - Përfaqësuesja palestineze e futbollit do të zhvillojë për herë të parë më 6 maj një ndeshje miqësore në kontinentin Evropian. Palestina do të ndeshet në stadiumin “Edmond Machtens” me Brussels, skuadër që militon në kategorinë e dytë belge.

“Bëhet fjalë për një eveniment të rëndësishëm, -deklaron Leila Chahid, e dërguara zyrtare e Palestinës në Bruksel. -Është hera e parë që përfaqësuesja palestineze luan në Evropë”.

Përfaqësuesja palestineze është anëtarësuar në FIFA që nga viti 1998.

Policia belge është treguar e gatshme për të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen sa më normale të këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›