E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini: Finalja e Romës do të jetë madhështore

Romë - Kryeqyteti italian po vazhdon përgatitjet për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, e cila do të zhvillohet më 27 maj në stadiumin “Olimpiko”.

Organizatorët janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për ta kthyer atë mbrëmje në një festë të vërtetë për futbollin evropian. Këtë fakt e konfirmon edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.

“Do të jetë një festë madhështore në Romë. Shpresojmë të jetë një finale e fortë, dhe jam i sigurte se të gjithë janë gati për këtë moment kulminant të futbollit evropian”, deklaron Platini.

Skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve janë: Çelsi, Barcelona, Arsenali dhe kampionët në fuqi, Mançester Junaited.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›