Presidenti i FSHF-së deklaron se do të denoncojë gjyqtarin gjeorgjian në UEFA
Baku (Start)- Duka do të bëjë një ankim në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes me Azerbaixhanin, gjeorgjianin Silagava. Duka është cituar nga mediat azere, se kësaj çështjeje kërkon t’i shkojë deri në fund.
Gjyqtari bëri një gjykim skandaloz, ku cilësoi gol të rregullt një pozicion jashtë loje të dukshëm të Subasiçit. Gjeorgjiani nxori me të kuq edhe mbrojtësin e qendrës, Elvin Beqirin.
Presidenti i FSHF-së u citua nga mediat azere, duke deklaruar: “Do të shkoj në UEFA për t’u ankuar për gjykimin, nuk e lë me kaq”. Mediat nuk lënë pa theksuar edhe faktin se presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, është mik me Dukën, dhe se vetëm para pak ditësh ishte i pranishëm në një vizitë në vendin tonë.