E Diel, 1 Nëntor 2026

Muller e Klose groposin Romen Milan dhe Real marrin tri piket

Nata e dyte e Liges se Kampioneve ofroi shume pak surpriza dhe plot 21 gola. Pese prej tyre i perkasin Grupit E ku Bayern-i mposhti skuadren italiane te Romes. Ekipi bavarez edhe pse kishte lojen nen kontroll qe nga minuta e pare arriti qe te gjente golin vetem ne pjesen e dyte. Ne minuten e 80-te Muller me nje vole ne ajer habiti Julio Sergio-n dhe te gjithe mjeshtrit e balistikes pasi dergoi sferen ne rrjete nga nje pozicion shume i veshtire. Me tej golin e sigurise vendasve ua dha Miroslav Klose. Numri 11 perfitoi mjaft mire nga nje goditje denimi e ekzekutuar mjeshterisht nga Budstuber dhe arriti qe te conte sferen ne rrjete duke befasuar portierin brazilian. Ne takimin e dyte te ketij grupi qe luhej ne Rumani skuadra e Cluj-it mundi 2-1 ekipin e Bazelit. Per sa i perket Grupit F skuadra e Chelsea-s nuk tradhtoi parashikimet pasi shkaterroi ne Sllovaki skuadren e Zilina-s 4-1 ndersa ne takimin e dyte te ketij grupi u regjistrua surpriza e vetme te kesaj mbremjeje. Ne Velodrome te Marsejes skuadra e Deshamps humbi minimalisht ndaj Spartakut te Moskes. Heroi i ndeshjes ishte Azpilicueta 83. Pas ketyre ndeshjeve Chelsea dhe Spartaku kane marre respektivisht vendin e pare dhe te dyte. Ne grupin G Milani dhe Reali nisen sfiden ne distance per vendin e pare. Kuqezinjte ne San Siro fale dy golave te Ibres mposhten Auxerre-in ndersa ne Bernabeu skuadra e Mourionho-s me dy golat e Higuain arriti qe te mposhte lehte skuadren e Ajax-it. Ne grupin e fundit H skuadra e Arsenalit i shenoi plot gjashte gola Sportingut te Brages nderkohe qe Shaktari mundi minimalisht 1-0 Partizanin e Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›