E Diel, 1 Nëntor 2026

Valencia horror dhe dhimbje

Antonio Valencia u demtua dy dite me pare ne takimin United-Rangers pasi pesoi nje frakture te rende ne kavilje

Skena qe mund te shihet vetem ne nje film horror nisi me te filluar fraksioni i dyte i ndeshjes Manchester United-Rangers. Ne pamje te pare u duk nje dyluftim normal ai midis Antonio Valencias dhe mbrojtesit te Rangers Kirk Broadfoot. Por ne fund rezultoi te ishte nje makth i pambarimte per te parin. Lojtaret qe ishin ne fushe e kuptuan menjehere ate cka kishte ndodhur. Ata pane se demtimi i Valencias nuk ishte si gjithe te tjeret madje edhe Skysports nuk e ritransmetoi castin e asaj nderhyrjeje per te mos trishtuar zemrat e telespektatoreve dhe imazhi i Wayne Rooneyt qe ishte stampuar sot ne faqen e pare te Telegraph Sport fliste me shume se 1000 imazhe. Loja ne ate moment u pezullua per pese minuta nderkohe qe mjeket i dhane oksigjen futbollistit te shokuar.

Horror live

Britaniket u shokuan dje edhe nga nje fotografi tjeter The Sun publikoi dje ne faqen e pare momentin kur Valencia po mbante me duar kaviljen e tij te majte qe ishte perkulur ne nje menyre te pazakonte. Ne ate cast fytyra e ekuadorianit ishte e terrorizuar ishte e mbytur nga dhimbja. Pra eshte pikerisht nje horror i vertete. Me kete fjale sajtet e The Sun dhe Daily Star u hapen dje ne oret e para te mengjesit. Tabloidi i dyte shkruante Valencia in Horror ko duke shpjeguar dramen e lojtarit 25-vjecar qe erdhi ne Manchester nga Wigani per 16 sterlina. Dje Sir Alex Ferguson trajneri i United e krahasoi demtimin e Valencias me ate te Alan Smith u demtua ne 2006-n. Ky i fundit ne ate kohe qendroi jashte fushave per plot tete muaj. Kam frike se eshte demtuar shume - shpjegoi skocezi per sajtin zyrtare te klubit. - Ne e kuptuam menjehere qe demtimi i tij ishte serioz pasi lojtaret e Rangers u afruan prane pankines sone duke na kerkuar ndihme. Mendoj se demtimi i Valencias do te jete nje humbje e rende per te gjithe ne.

Krahasim i pavend

Kjo goditje e rende eshte kthyer ne nje agony agoni te vertete per Daily Mail qe shkruan per nje cruel break thyerje te tmerrshme per te gjorin Valencia si per ironi te fatit luante ndeshjen e pare qe pas atij demtimi qe kishte pesuar disa muaj me pare ne gju. Nga ana futbollistike per United ai demtim lehtesoi paksa ambientin pasi barazimi pa gola qe moren djajte e kuq kaloi ne plan te dyte por disa tabloide nuk menduan gjate dhe bene disa krahasime pa vend Daily Express por edhe Daily Telegraph ne faqet e brendshme te tyre krahasonin demtimin fatal te Valencias me formen e tmerrshme te United duke shkruar per nje double euro agony agoni te dyfishte dhe United night of pain United nje nate plot me dhimbje.

Keqardhja e Broadfoot

Pas Valencias i dyti qe nuk do te harroje kurre ate skene qe eshte Broadfoot qe per Daily Express tregoi te gjithe dhimbjen e tij Ne fillim nuk ia kisha idene se ckishte ngjare. Une rreshqita dhe kur pashe perreth vura re se kocka e kaviljes se tij Valencias ishte postuar dukshem. Asnjehere ne jeten time nuk kisha pare nje skene te tille. Nje demtim i tille te tmerron kur e sheh ne televizion jo me kur e shikon drejtpersedrejti. Nuk kam cte them gje tjeter vecse lutem qe Antonio te rikuperohet sa me shpejt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›