E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Bayern akuzon dy perfaqesues te UEFA-s per korrupsion

Bayerni i Mynihut i dergoi dje nje leter UEFA-s pasi denoncoi kreun e disiplines sportive dhe nje zyrtar tjeter te ketij organizmi per korrupsion. Sipas letres se klubit bavarez qe mori iniciative nga nje shkrim i revistes Stern thuhej se qe te dy keta persona kane shpifur dhe kane hedhur akuza te pabaza kundrejt klubit. Keshtu Bayerni kerkoi qe Peter Limacher dhe Robin Boksic te hetoheshin per veprimtari te paligjshme. Sipas revistes Stern Boksic eshte burimi qe ne 2008-n tregoi se mafia ruse kishte blere ndeshjen Bayern - Zenit St. Petersburg. Ne ate kohe gjyqtare gjermane treguan se nuk kishte premisa qe te fillonte asnje hetim duke qene se nuk kishte asnje prove qe tregonte se Bayern kishte pranuar ate marreveshje. Ne letren e drejtuar ne UEFA Bayern tregon se dy zyrtaret kane hedhur akuza te pabaza mbi shume klube duke perfshire edhe vete skuadren e Bayernit te Mynihut. Klubi bavarez kerkon qe Presidenti i UEFA-s Michel Platini te mbaj nje qendrim sa me shpejt per kete ceshtje si dhe te marre masa te menjehershme ndaj dy punonjesve te tij Peter Limacher dhe Robin Boksic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›