Itali Colucci Bogdani eshte nje sulmues i madh

Pas triumfit ndaj Milanit tashme e gjithe Italia i ka drejtuar syte nga skuadra e vogel e Cesena-s. Ekipi ku aktivizohet sulmuesi i Shqiperise Erion Bogdani ne dy takimet e para ka mundur qe te ledhe plot kater pike edhe pse i eshte dashur qe te perballet me skuadra si Roma dhe Milani. Per te rrefyer sekretet e ketij suksesi eshte shprehur dje per gazeten Il Resto Del Carlino kapiteni i bardhezinjve Giuseppe Colucci. Vura re se Milani nuk na kishte marre seriozisht dhe pasi ekzekutonim goditjet nga kendi ata asnjehere nuk linin dy lojtare prane shtyllave respektive. Per kete fakt nxora shpeshhere shoket qe te godisnin me koke - tregoi veterani. Gjate shkrimit dedikuar kesaj mrekullie kapiteni i Cesena-s nuk anashkaloi edhe heroin e ndeshjes Erion Bogdanin. Ai eshte nje lojtar qe di si te nxjerre ne sulm ekipin. Ai eshte nje njeri dhe nje profesionist i madh. Keto fjale i them me sinqeritet pasi Bogdani ka qene lojtari i pare qe shtyu drejtuesit e ekipit qe te merrnin Igor Budanin edhe pse e dinte shume mire se kroati eshte lsquobinjaku i tij ne fushe. Me tej Colucci kur pyetet se Bogu vjen pas tre sezoneve zhgenjyese me Chievon tregoi Ka nje shpjegim vitet e fundit skuadra nuk luante per te. Ai sa here eshte aktivizuar nuk ka luajtur ne pozicionin e tij aktual. Ne fund te intervistes se tij kapiteni i Cesena-s la te kuptoje se ndeshja e radhes e bardhezinjve do te luajne ndaj Lecces do te jete me e veshtire sesa takimet e para. Sipas tij tanime te gjithe e njohin forcen e skuadres romane.