E Enjte, 5 Nëntor 2026

Palestinezët protestë kundë bllokadës izraelite, të paktën 41 të plagosur

Grupet palestineze në Gaza janë zotuar të vazhdojnë protestat përgjatë kufirit për t’i bërë presion Izraelit të heqë bllokadën e tij dhe të lejojë rindërtimin e Gazës pas sulmit të fundit 11-ditor nga forcat ajrore izraelit. 
Sipas Aljazeera, fraksionet, të drejtuara nga sundimtarët e Hamasit në Gaza, mbajtën një konferencë shtypi në lindje të Gazës pranë gardhit izraelit, ku më parë u zhvilluan protesta, në të cilat dhjetëra protestues palestinezë u plagosën nga zjarri i hapur drejtpërdrejtë nga Izraeli. 
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas konferencës për shtyp, grupet, të cilat përfshinin gjithashtu Xhihadin Islamik, Fronti Popullor i majtë për Çlirimin e Palestinës (PFLP), si dhe fraksione të tjera më të vogla-deklaruan se okupimi izraelit duhet të mbajë përgjegjësinë për pengimin e saj në rindërtimin e Gazës dhe për bllokimin.
 Bllokada e imponuar nga Izraeli dhe Egjipti ka dëmtuar ekonominë e Gazës dhe kushtet e jetesës janë përkeqësuar në mënyrë drastike pas secilit prej katër operacioneve të gjera ushtarake që Izraeli filloi në Rripin e Gazës që nga vendosja e bllokadës.
Gjatë 11 ditëve të luftimeve në maj, Izraeli bombardoi Gazën me sulme ajrore, ndërsa grupet palestineze lëshuan raketa në Izrael. Më shumë se 250 palestinezë u vranë, përfshirë 67 fëmijë dhe 39 gra, dhe 1,710 persona u plagosën, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza. Trembëdhjetë izraelitë u vranë, përfshirë një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›