E Diel, 1 Nëntor 2026

Palestinezët të zotuar për shtetësi në OKB, SHBA dhe Izraeli paralajmërojnë “pasoja të rënda”

14-09-2011 / Gazeta 55

Autoriteti Palestinez do t’i drejtohet OKB-së më 20 shtator


Nabil el-Araby, sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, tha pas takimit me palestinezët se “është e qartë se Autoriteti Palestinez dhe vendet arabe po i drejtohen Asamblesë së Përgjithshme”, ku një votim i suksesshëm mund ta ndryshojë statusin e Autoriteti Palestinez nga “subjekt vëzhgues pa të drejtë vote” në “shtet vëzhgues”, një status ky i barabartë me atë të Selisë së Shenjtë


Me rritjen e mbështetjeve ndaj kërkesës së Autoriteti Palestinez për të kërkuar shtetësi-përmendim këtu mbështetjen e premtuar nga Rusia, Franca dhe Turqia-SHBA po përballet me një presion në rritje, edhe pse administrata Obama ka kërkuar një kompromis 11 orësh për të shmangur konfrontimet në OKB më 20 shtator. Nabil el-Araby, sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, tha pas takimit me palestinezët se “është e qartë se Autoriteti Palestinez dhe vendet arabe po i drejtohen Asamblesë së Përgjithshme”, ku një votim i suksesshëm mund ta ndryshojë statusin e Autoriteti Palestinez nga “subjekt vëzhgues pa të drejtë vote” në “shtet vëzhgues”, një status ky i barabartë me atë të Selisë së Shenjtë. Mbështetja për Palestinën është rritur shumë ditët e fundit, pasi Rusia dhe Turqia kanë njoftuar se do t’i mbështesin palestinezët në OKB. Dje, gjatë vizitë së tij në Tunizi, në kuadrin e një turi që kryeministri turk po zhvillon në Lindjen e Mesme, Erdogan amplifikoi presionin mbi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit, duke thëne se “njohja e shtetit palestinez është një detyrim, e jo një zgjedhje”. Ndërkohë, në Uashington, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton njoftoi se negociatorët amerikanë do të kthehet në rajon për t’u takuar me kryeministrin izraelit, Beniamin Netanjahu dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, në një përpjekje të fundit për të shmangur një votim mbi këtë çështje. Administrata Obama, duke punuar me shefen e  politikave të Jashtme të Bashkimit Evropian, Katherine Ashton, dhe me ish-kryeministrit britanik, Toni Bler, i cili shërben si një emisar special për Lindjen e Mesme, vazhdon të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për atë që zonja Klinton e përshkroi si “një platformë të qëndrueshme për negociata” midis izraelitëve dhe palestinezët për të krijuar një shtet palestinez. Megjithëse sekretarja Klinton nuk dha detaje rreth kësaj platforme, ajo shpreson se një negociatë mbi një marrëveshje të ardhshëm mund të shmangë një votim në Kombet e Bashkuara, madje mund të paraqitet për miratim nga Këshilli i Sigurimit ose nga Asambleja e Përgjithshme në vend të një kërkese palestineze. “Ne të gjithë e dimë se nuk ka rëndësi se çfarë ndodh ose nuk ndodh në OKB, ajo që ka rëndësi është se të  nesërmen nuk do të rezultojë në llojin e ndryshimeve që SHBA dëshiron të shohë, e cila është një zgjidhje mes dy shtetesh, plan ky që SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, tha Klinton, duke shtuar se “e vetmja mënyrë e gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme është përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes palëve dhe rruga për këtë zgjidhje shtrihet në Jeruzalem dhe Ramallah, e jo në New York”. SHBA-ja ka kaluar muaj të tërë duke u përpjekur për të shmangur përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar anëtarësimin e një shteti palestinez. Ajo gjithashtu shpreson që të shmangë një votim për ndryshimin e statusin të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, të cilat zyrtarët e lartë amerikanë, duke i bërë jehonë izraelitëve, kanë paralajmëruar se do të jenë të dëmshme për paqen izraelito-palestineze dhe mund të nxisë dhunë. Por me zvarritjen e negociatave paqësore, palestinezët dhe aleatët e tyre thonë se një votë do të ruajë idenë e një zgjidhjeje mes dy shteteve. Koha e konfrontimi ka krijuar një gjendje të vështirë diplomatike për presidentin Obama, duke e vënë atë në një pozitë kundër aspiratave palestineze për vetëvendosje në kohën kur administrata e tij ka përkrahur arabët të cilët kanë përmbysur udhëheqësit në Egjipt, Tunizi dhe Libi, apo siç kërkojnë të përmbysin regjimin e presidentit Assad në Siri . Por, në të njëjtën kohë, ai përballet me presion nga përkrahësit vokalë të Izraelit në Kongres për të bllokuar ndihmën ushtarake dhe ekonomike që SHBA u jep palestinezëve. Ndërkombëtarisht, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shfaqen gjithnjë e më të izoluara, pasi disa shtete të fuqishme si Franca dhe Rusia kanë sinjalizuar se do t’i mbështesin me votë palestinezët në Asamblenë e Përgjithshme. Nga ana tjetër, me krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit, mbështetja turke për palestinezët nuk të surprizon. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, paralajmëroi “pasoja të ashpra” në rast se palestinezët vazhdojnë të këmbëngulin në planin e tyre për të kërkuar anëtarësimin si shtet në Kombet e Bashkuara. Mirëpo, duke folur para një takimi me shefen e diplomacisë evropiane, Kethirn Eshton, Liberman nuk dha detaje për pasojat me të cilat kërcënoi. Më herët, Izraelit ka kërcënuar Autoritetin Palestinez me anulimin e të gjitha marrëveshjeve, madje edhe atë të “Oslos”, në bazë të së cilës u krijua dhe u përcaktuan funksionet e këtij autoritetit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›