Opozita voton pas dy vitesh ligjet me 84 vota

Ndryshimet në projektligjin për “Kodin Rrugor”, miratohen me konsensus në komisionin parlamentar të Ligjeve
Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, që synon të përmirësojë veprimtarinë e autoshkollave në vendin tonë. Në këtë projektligj, parashikohet ndryshimi i nenit 121, “Autoshkollat”, i cili parashikon rregullimin e procedurave për dhënien e lejeve për personat, juridikë apo fizikë, që do të merren me kryerjen e veprimtarisë, nëpërmjet licencimit, me leje për “Autoshkollat”. Në këto ndryshime parashikohen kritere, teknike dhe profesionale, si dhe kushte të tjera, që duhen për marrjen e kësaj lejeje. Gjithashtu, parashikohen rregullat e mbikëqyrjes, administrative dhe teknike, të kësaj veprimtarie, kushtet për të qenë drejtues profesional, infrastruktura që duhet për ushtrimin e kësaj veprimtarie, si dhe raste e pezullimit dhe të heqjes së kësaj lejeje. Në nenin 2 të këtij projektligji, parashikohet që ky ligj të shtrijë efektet sipas disa kushteve të përcaktuara në ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet e miratuara ofrojnë zgjidhje, në përputhje me përcaktimet e ligjit të licencave, duke i trajtuar ato përmes Qendrës Kombëtare të Licencimit.
...