Arvizu: Vrasja e gjyqtarit, ngjarje tragjike – autorët të vihen para ligjit

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, reagon pas ekzekutimit të gjyqtarit, Skerdilajd Konomi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Kryediplomati amerikan e ka cilësuar ngjarjen si tragjike, ndërsa i ka bërë apel strukturave të policisë dhe drejtësisë, të bashkërendojnë operacionet, për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para ligjit të autorëve të krimit. “Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, është një ngjarje tragjike. Së pari ishte ai ishte baba dhe bashkëshort. Dikush u përpoq ta vriste dhe e vrau. Policia dhe Drejtësia të punojnë për zbardhjen e ngjarjes”- u shpreh ambasadori amerikan, Arvizu. Deklarata e ambasadorit Arvizu u bë nga qyteti i Ersekës, ku ai mori pjesë në inaugurimin e kopshtit Nr. 2 të këtij qyteti, i financuar nga USAID-i. Arvizu zhvilloi një vizitë dy ditore në qarkun e Korçës, teksa ka zhvilluar takime me drejtues vendorë atje.