E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezi i vrarë ishte djali i shefit të Partisë Popullore Palestineze

Share

Fuad Riziq

Palestinezi i vrarë në Tiranë është djali i ish- shefit të Partisë Popullore Palestineze. Kështu raporton agjencia e lajmeve Maan, një burim i rëndësishëm informacioni nga Territoret Palestineze. Persona të panjohur kanë vendosur një bombë tek hyrja e shtëpisë së Anëar Riziq, thanë të afërmit e tij për agjencinë Maan.

Riziq, nga Beit Jala, kishte udhëtuar në Shqipëri për punë. Familja e tij beson se ai ishte viktimë e një konflikti mes kompanisë ku punon dhe firmave rivale, shkruan agjencia.

Babai i Riziq, Fuad Riziq, ishte Sekretar i Përgjithshëm i PPP. Kjo është një parti socialiste, me themele mbi Partinë Komuniste Palestineze. Ata ishin një nga katër përbërësit kryesorë të Frontit të Bashkuar Kombëtar, që organizoi Intifadën e parë, një rebelim kundër Izraelit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›