Sherr në azil mes të moshuarve

Punonjes te policise / Foto arkiv
Një 69-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës për plagosjen me thikë të një gruaje 66-vjeçare.
Maliq Tafaruçi, 69 vjeç, është vënë në pranga disa orë pas shpalljes në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta mes gruas dhe burrit, ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në shpatull Sulltane Muharremin, 66 vjeç.