Gjykata e Lartë vulosi dje lirinë për 3 të pandehurit
10/05/2011 Pinari, Delijorgji e Ngjeçi
TIRANE-Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për rikthimin në qeli të tre të dyshuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, duke vulosur përfundimisht lirinë e tyre nga burgu. Sipas vendimit të gjykatës supreme të pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Sokol Ngjeçi do vazhdojnë të gjykohen në gjendje të lirë dhe se lirimi i tyre nga dy shkallët e gjyqësorit është i drejtë. Ka qenë kryetarja e kësaj gjykate Shpresa Beçaj ajo që ka lexuar vendimin që togat e zeza kishin artikuluar për këtë çështje. Me shumicë kolegji penal i ka dhënë “ok” pretendimeve të avokatëve mbrojtës që pretendonin se afati i llogaritjes së kohës së qëndrimit në qeli, të niste që në datën 13 mars 2009, ditë kjo kur dosja “Gërdeci” është dërguar për gjykim. Mirëpo këto pretendime seancën e kaluar janë hedhur poshtë nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani, i cili i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rikthimin në burg të të pandehurve, pasi periudha e numërimit të ditëve të qëndrimit në qeli, fillojnë nga data kur dosja ka shkuar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Ky pretendim, nuk është marrë parasysh nga anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, duke i dhënë të drejtë tre të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, ku më 15 mars 2008 humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur. Të dyshuarit kryesorë për dosjen “Gërdeci” u liruan fillimisht nga gjykata e Tiranës dhe më pas vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe tashmë ka marrë konfirmimin dhe nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë që procesi gjyqësor kundër 28 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit ka hyrë në fazën e pyetjes së të pandehurve nga ana e Prokurorisë. Momentalisht vetëm njëri prej tyre është pyetur, gjenerali Agim Lala që gjatë vitit 2008 mbante postin e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës i pandehuri Lala ka theksuar se ai ka zbatuar vetëm urdhrat që nxirreshin nga shefi i tij, gjenerali Luan Hoxha. Ky i fundit është akuzuar nga Agim Lala, i cili ka fajësuar në këtë proces dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjyqi i Gërdecit ishte parashikuar të zhvillohej dhe ditën e djeshme, por për shkak të ekzistencës së avokatëve në Gjykatën e Lartë, seanca e radhës është shtyrë për ditën e mërkurë.
E.Qyno
Mungesa e Patrik Henry
Mungesa e dëshmisë së biznesmenit amerikan të kompanisë SAC, Patrik Henry, ka sjellë mjaft debate mes të pandehurve dhe Prokurorisë. Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli kanë kërkuar thirrjen me forcë të amerikanit Henry. Sipas tyre, ai është fajtori kryesor i kësaj tragjedie, pasi ka lidhur kontrata me shtetin duke marrë municione të kalibrave të ndryshëm, dhe demontuar ato në fabrikën e Gërdecit. Gjithashtu të pandehurit kanë akuzuar Prokurorinë se ka bërë hetim të njëanshëm, duke shmangur nga përgjegjësia shtetasit amerikanë.