Teposhtëza e AKR’së
Kur kishte hyrë në skenën politike Behgjet Pacolli, më 2006, shumëkush kishte menduar se me ardhjen e tij në pushtet do të ndryshonte jeta e shumë qytetarëve të Kosovës.
Por, Pacolli ka ardhur në pushtet vitin e kaluar dhe vendi po vazhdon të mbetet i njëjtë.
Krejt çka ka ndryshuar prej vitit 2006, te Pacolli është zvogëlimi i Partisë së tij - Aleancës Kosova e Re. Pacollit në zgjedhjet e para më 2007 arriti t’i fitonte 13 vende në Parlamentin e Kosovës. E, tash ka dhjetë deputetë më pak - vetëm tre.
Një ditë më parë, Lideri i AKR’së nga Etiopia vendosi ta largojë nga të gjitha postet politike dhe partiake kritikuesin e Mimoza Kusarit, deputetin Emin Gërbeshi. Megjithëse në vendimin e AKR’së thuhet se “Kryesia e ngushtë” në konsultim me Presidentin kanë marrë vendim për largimin e Gërbeshit, organi “Kryesi e ngushtë” askund nuk përmendet në statutin e kësaj partie.
Për më tepër, Partia e Pacollit nuk e ka të saktësuar se Presidenti apo Kryesia mund të shkarkojnë ndonjë zyrtar të partisë, pa kaluar nëpërmjet organit më të lartë - Kuvendit, i cili e ka të drejtën e shkarkimit. Krejt këtë situatë në AKR, analisti Shkëlzen Maliqi po e sheh si rrënim të Partisë së Pacollit.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)