E Diel, 1 Nëntor 2026

Pallatet pa hipotekë në Tiranë, ja hapat për të marrë tapinë

SHKRUAN: Sabina Veizaj 12-11-2011 10:32

Zbardhet udhëzimi i plotë, që shpjegon të gjitha procedurat që duhet të ndjekin ndërtuesit dhe qytetarët për të regjistruar apartamentet e tyre në Hipotekë. Procedurat për regjistrimin e pallateve pa leje shfrytëzimi, hapat dhe dokumentet që nevojiten deri në marrjen e tapive

Qytetarët e Tiranës, të cilët prej vitesh banojnë në pallate të reja, të blera prej tyre, por de juro nuk e kanë pronësinë e apartamenteve për të cilat kanë derdhur paratë, do të marrin brenda vitit tapitë e tyre. Në Fletoren Zyrtare është publikuar dje udhëzimi, i cili përshkruan të gjitha procedurat sipas të gjitha problematikave se si ndërtuesit do të regjistrojnë banesën e tyre në Hipotekë. Sipas udhëzimit, do të regjistrohen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme objektet për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi, dhe pse është paraqitur kërkesë nga subjekti i interesuar pranë zyrës apo seksionit të urbanistikës së organit të qeverisjes vendore. Gjithashtu do të përfitojnë nga regjistrimi të gjitha objektet, për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi dhe nuk është paraqitur kërkesë për leje shfrytëzimi nga subjekti i interesuar pranë zyrës së urbanistikës së organit të qeverisjes vendore dhe objektet për të cilat është lëshuar leje shfrytëzimi, por kjo e fundit nuk rezulton të jetë përcjellë për regjistrim pranë ZRPP-së. Do të përfitojnë nga hipotekimi edhe objektet, për të cilat është lëshuar leje shfrytëzimi dhe kjo e fundit është përcjellë për regjistrim pranë ZRPP-së. Por, në rastet kur Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës konstaton se për objektet për të cilat janë lëshuar leje ndërtimi, janë paraqitur kërkesa për lëshimin e lejeve të shfrytëzimit dhe këto të fundit nuk rezultojnë të jenë lëshuar, do të vijohen procedurat e lëshimit të lejes sëshfrytëzimit brenda 30 ditëve dhe duhet të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për detyrimet e papaguara të objektit. Në një rast tjetër kur ALUIZNI konstaton se objekti është vetëdeklaruar brenda afateve ligjore dhe disponon aktin e vetëdeklarimit, procedon me regjistrimin. Ndërsa, në të gjitha rastet kur objektet nuk janë vetëdeklaruar në afat, ALUIZNI mban detyrimin t’i kthejë pa veprim dosjet përkatëse brenda 5 ditëve Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, duke njoftuar dhe subjektet e interesuara. Sipas udhëzimit në fjalë, pas lëshimit të lejes së shfrytëzimit, Drejtoria e

Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës ia përcjell atë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda 30 ditëve, së bashku me dokumentacionin që parashikon lejen e sheshit të ndërtimit; lejen e ndërtimit; aktin e kolaudimit; planvendosjen e objektit; aktet noteriale të lidhura ndërmjet porositësve dhe subjektit të përcaktuar si investitor në

lejen e ndërtimit, kontratat e sipërmarrjes, të lidhura ndërmjet pronarëve të truallit dhe investitorit, nëse ka. Ndërkaq, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të çdonjërit prej subjekteve të interesuara, bën regjistrimin e objektit sipas aktit të kolaudimit, për të cilin është lëshuar leja e shfrytëzimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›