E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palltot e pranverës

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 10:36

Gjithsecila grua ka dëshirë që të ketë në pranverë një pallto për t’i bërë ato elegante, sikurse është p.sh Ingrid Bergman. Asnjëherë nuk duhet të dalim nga stili i përditshëm dhe normalisht një të këtillë duhet ta kemi në dollap.

Por, cilat janë palltot dhe firmat që propozojnë dizajnerët për ju. Këshilla e parë është palltoja e Carmen, “San Diego Khaki”.

Pa dyshim një pallto shumë interesante që mund ta gjeni me një klikim në Google, përderisa ajo duket edhe klasike, gjë që mund ti rezistoj kohës. Pak a shumë e njëjtë është edhe palltoja e “Darling Detective Ruffle”, një palltoje me një prerje shumë interesante me shumë pulla dhe me ngjyra të ndryshme, e punuar e tëra nga materiali i pambukut.

“Bancha Organic” është po ashtu një kombinim i pulovrit dhe mushamasë, që e bën atë si një gjaket ideale për ta veshur edhe kur shkoni në punë. Edhe kjo është me material 100 për qind organik pambuku.

“Under the Rose” po ashtu paraqet një pallto interesante sidomos nëse e vishni atë me pantallona të kuq. Është shumë interesante, e dekoruar me velëza dhe roseta binjake. Shtoja kësaj edhe një patentë të kuq dhe do të keni një stil të paharrueshëm.

Pallto tjetër është ajo “Love Not War Zip-up”, një mushama klasike me detale ushtarake. Është ngjyrë e gjelbër e errët me dy pulla në secilën anë dhe një rrip në bel. Është ideale të vishet me funde dhe çizme të gjatë mbi gjuhë. Për këtë sezon po ashtu preferohen edhe palltot “Apple of My Eye Green” dhe “Vintage Excursion”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›