Këshilla për Vince’in

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 10:44
Brad Pitt i jep këshilla prindërore aktorit Vince Vaughn.
Sipas tabloidit amerikan “National Enquirer, çifti – të cilët janë shokë të mirë që nga xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në 2005 – flasin shumë për ndjenjat e të qenit baba, pasi që Vaughn ka një vajzë me gruan e tij Kyla Weber, që nga dhjetori.
Brad rrit gjashtë fëmijë me partneren e tij Angelina Jolie.
“Vince i telefonon atij kur është nervoz dhe Brad i thotë atij se ‘është më mirë të jetë i durueshëm më fëmijët pasi që vitin e kaluar ai kishte harruar të flejë për shkak të tyre’”, ka thënë një burim.