Ben kërkon ndihmë nga Damon

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 10:51
Sa herë që aktori Ben Affleck është në krizë ai do ta thërras shokun e tij Matt Damon.
Aktori – e cili ende njihet si njëri prej bukuroshëve të Hollywoodit edhe pse ka kaluar 30 vjet – ka treguar se Matt është personi që ai thërret kur është në vështirësi.
“Jemi shok që 30 vite”, tha Ben. “Nuk mund të besoj se jam plakur kaq shumë për të pasur një shok për 30 vite rresht. Por, ai është një shok dhe një partner më të cilin jemi shoqëruar për një kohë të gjatë.
“Ai e shikon ‘The Town’ në pesë versione të ndryshme dhe secilën herë ai ma prezanton mua atë në mënyrë të ndryshëm. Për këtë kam nevojë për këshillat e tij”, tha ai.