Këshilla për të dalë seksi në foto
Kur bëni një fotografi, ashtu sikurse ndonjë modele, fotografët këshillojnë që të mos bëni asnjëherë sikurse jeni e zhgënjyer. Për këtë ata kanë sjellë tri modele se si mund të merrni një fotografi të bukur duke sjellë edhe tri këshilla interesante.
Buzëqeshni
Kur bëni një fotografi pa qeshur, atëherë nuk keni treguar kurrë anën e juaj seksi. Për këtë duhet që të qeshni shpesh kur dilni në fotografi. Një fotografi me një qeshje të vogël ju bën të dukeni më bukur – shumë më seksi. Kështu që mos u frikësoni dhe qeshni gjithmonë. Mësoni gjithmonë si të qeshni seksi.
Mos përdorni “flash”
Kurrë mos përdorni “flash” me aparat vetëm nëse detyrimisht duhet ta bëni. Një foto jashtë ambienteve të juaja ku jetoni apo në një vend artistik është fenomenale. Kur e përdorni “flash” duhet që të mësoni si të keni edhe hije në fytyrën e juaj. Nëse keni fytyrë të bukur atëherë nuk keni pse të fshini, pasi që dukeni bukur.
Makijazhi
Nëse një grua dëshiron që të dalë bukur në fotografi, atëherë duhet të di që ndonjëherë të bëj makijazh vetë. Por, përpiquni që kur dilni në fotografi të largoheni nga ngjyrat e errëta. Ngjyrat natyrale bëjnë që ju të dilni shumë natyral në fotografi, përndryshe një makijazh i keq bën që të dukeni tmerrshëm në fotografi.