E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të ruani martesën?

Divorci viteve të fundit është bërë shumë i shpeshtë në vendet evropiane, duke përfshirë edhe ato të Evropës së Lindjes. Në Angli, por edhe në universitete të tjera të Evropës kanë dhënë disa këshilla se si të ruhet martesa e lumtur. Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 10:38

Nëse martesa juaj tani është në majën më të lartë të lumturisë, ju sigurisht se do pyesni vetën se çfarë duhet bërë që ta ruani.

Asnjëherë nuk është herët që të mendoni për parandalimin e divorcit pa marrë parasysh se në cilën shkallë gjendet martesa juaj.

Në raste kur divorci juaj do të shkojë në gjyq, gjëja e parë që gjykatësi do ta bëjë është pyetja nëse ju të dy jeni dakord për këtë vendim.

Statistikat kanë vërtetuar se në rastet kur çiftet i kanë dhënë edhe një mundësi martesës së tyre gjasat janë të mëdha që martesa të funksionojë si duhet dhe të zhvillohet në harmoni.
Por, cilat janë hapat që duhet të ndërmarrë një çift për ta parandaluar shkurorëzimin dhe të vazhdoi martesën i lumtur ashtu sikurse më parë?

Janë shumë gjëra që ju mundë t’i provoni për të bërë që martesa juaj të funksionoj, në shumicën e rasteve çiftet janë shumë më të qeta, nuk din se pas një thyerje si mundë t’ia bëjnë që martesa të funksionoj përsëri.

Por duhet munduar që sa më pak të kujtohet për atë që ka ndodhur dhe lëreni të kaluarën pas dhe shikoni përpara perspektivën tuaj.

Bisedat janë shumë të rëndësishme në një lidhje, nëse mundeni ju duhet që të hapni një temë dhe të bëni një dialog mes vete, ulu qetë pa u ndjerë në faj dhe fillo të bisedosh lirshëm.

Mundohu që mos ta sulmoni njëri tjetrin dhe respektoni mendimin e njëri tjetrit, mos u mundo që të mbrohesh madje edhe nëse në ndonjë moment ndihesh i/e sulmuar.
Lëreni njëri tjetrin të shprehet për atë që ndjen pa e gjykuar dhe pa folur se je lënduar madje edhe nëse vërtet je lënduar.

Mundohuni që të gjeni diçka që keni të përbashkët, futuni në një terren ku besoni se do të filloni një lidhje të re, shikoni anët pozitive të njëri tjetrit pranoni dhe ruani ato vlera që janë shumë domethënëse për martesën tuaj.

Me rëndësi të madhe është edhe ajo se si një çift e trajton martesën e tyre.

Edhe kjo është diçka që ju mund ta organizoni, kjo konsiston kryesisht në daljen më të shpeshtë dhe kalimin e kohës së bashku.

Takohuni sa më shpesh, nëse edhe për një pushim të shkurtër.

Largohuni për disa ditë nga puna nga familja dhe fëmijët, kjo do tu ndihmoj që t’i shihni gjërat me perspektivë dhe të bisedoni më lirshëm.

Por ashtu duhet të merrni edhe këshilla se si ta menaxhoni raportin e jua seksual.
Nëse mendoni që këtë ta lini në dorën e dytë atëherë gaboni.

Ju duhet që ta mbani jetën tuaj seksuale sa më të shëndoshë dhe të gjallë, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk lejon që lidhja e juaj të vjen deri te divorci.
Për t’u siguruar se ekziston ende pasioni dhe eksitimi në lidhjen tuaj ju duhet që të eksperimentoni me njëri-tjetrin, pasi kjo do t’i sjellë dobi jetës suaj seksuale dhe do ta ruajë martesën tuaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›