Brace: PS smbron pergjegjesit e tragjedise

Me kete fjali e ka nisur debatin ne “Top Story” deputeti socialist Erjon Brace ne lidhje me tragjedine e Gjirokastres, duke shtuar se pergjegjesia penale eshte individuale dhe PS nuk do ofrohet si ombrelle per cilindo ofiqar qendror apo lokal. “Ne kemi mbeshtetur prokurorine te hetoje deri ne detaje kete ngjarje. Nuk e shkojme nder mend te mbrojme cilindo. Do ushtrojme gjithe presionin e mundshem mbi njerezit tane qe te ofrojne informacionet e mundshme nese kane. Une personalisht nuk mendoj qe ngjarja ka te beje me nje gabim njerezor, por ka te beje me shkelje te rende civile”, pohoi Brace.
Ai theksoi me tej se, ngjashmeria mes kesaj ngjarjeje me Gerdecin nuk ekziston. “Ne i kerkuam doreheqjen Berishes per Gerdecin, jo si shenje morale as si aksion politik, por ne momentin qe mberriten fakte se Berisha dhe familja e tij ishin te implikuar ne kete ngjarje dhe ne momentin qe vume re nderhyrjen ndaj organit te prokurorise. Diferenca mes qendrimeve tona dhe qeverise ne presionin ndaj organit te drejtesise eshte diferenca qe kemi me votat”, shtoi deputeti i majte.
Ne vijim te fjales, Brace akuzoi edhe ministrin e Drejtesise, duke thene se ai kerkon ta vendose perfund prokurorine. “Zoti Bime eshte ne prokurori pa imunitet, ndersa kryeministri me nje mal akuzash mbi kurriz, jo vetem qe nuk shkon ne prokurori por gjen kurajon te sulmoje edhe prokurorine”, u shpreh Brace.