E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNICEF: Fëmijët e veriut, në skamje

Nga një analizë e bërë kohët e fundit nga UNICEF dhe aleancat për të drejtat e fëmijëve rezulton se në veriun e vendit tonë pjesa më e madhe e fëmijëve jetojnë në varfëri ekstreme.

Sipas analizës së UNICEF në qarkun e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës 1 në 5 fëmijë jeton vetëm me ndihmë ekonomike nga shteti. Qarku i Kukësit ka një përqindje më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe kanë fëmijë të moshës 0 deri në 15 vjeç duke kapur vlerën 29.35%.

Ndërsa në qarkun e Dibrës familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike janë 12.87%, ndërsa numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në Durrës është me e vogël e vlerësuar me 1%.

Familjet që kanë fëmijët në shkollë, pra nga 6 deri në 15 vjeç, që për shkak të varfërisë marrin ndihmë ekonomike është në nivele shqetësuese në qarkun e Kukësit me 51.98% ose 11.000. ndërsa në Durrës kjo përqindje është 50 herë më e vogël, pra 1220.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›