Paloka: Rama kundër interesave të qytetarëve

Basha, qytetarëve: Me PD-në do të çojmë përpara planin për një Tiranë moderne
Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e kombinatasve për të çuar përpara planin për një Tiranë moderne. “Studimi i fizibilitetit për tramin Kombinat-Kinostudio u dorëzuar zyrtarisht. Për realizimin e projekteve bashkia e Tiranës ka nevojë për mbështetjen e qeverisë, një mbështetje të një personi të përkushtuar siç është Sali Berisha. Nuk është koha të ndalemi, nuk mund të kthehemi më pas, është koha të shkojmë përpara për më shumë punësim, mirëqenie dhe integrim”- deklaroi Basha. Vetë kandidati për deputet për këtë zonë, Edi Paloka, ka qenë i ashpër në dozën e akuzave deri edhe në fyerje në drejtim të kreut të PS. “Më vjen mirë që do jem përfaqësues i juaj. 11 vjet Edvini mori votën tuaj për kryetar bashkie dhe ua shërbeu duke iu vlerësuar si qytetarë të dorës së dytë. Sa ishte kryetar Bashkie e përdori pushtetin në mënyrën më të keqe, rriti taksat. Ishte ai që si Kryebashkiak nuk pranoi të merrte përgjegjësinë dhe tu ofronte shërbime qytetarëve. Në gjithë jetën e tij politike ka punuar vetëm kundër interesave të vendit të tij. Bllokoi integrimin, duheshin vetëm tre ligje, nuk harrojmë dëmin që na bëri dhe pas votimit të tyre. Rama kërkon të heqë licencat për universitetet , diplomat për studentët, fyen mësuesit dhe infermierët, çdo ditë sulmon administratën publike, ndërkohë që pengoi ligjin për fuqizimin e kësaj administrate. “Që ti je gomar, kjo është diçka që duket”, e ka shkruajtur një mike e tij që e njihte mirë. Tani që e njohim mirë me 23 qershor ne do ta nxjerrim jashtë loje”- u shpreh Paloka.