Prova matematikore që rinumërimi i fletëve është i manipuluar. Probabiliteti që të ndodhte kështu është 1 në 1000 miliardë
Kam bërë disa llogaritje statistikore të cilat provojnë në mënyrë matematikore që rinumërimi i votave është i manipuluar. I vetmi presupozim që kam bërë është që si votuesit e majtë, ashtu edhe ata të djathtë kanë të njëjtën mundësi për të ngatërruar kutinë. Ata që e kanë qejf matematikën mund të konsultojnë detajet, të tjerët po të duan të shohin vetëm rrjedhën e mendimit dhe të provës:
Për të vlerësuar probabilitetin mund të përdorësh z-test (shih http://en.wikipedia.org/wiki/Z-test)
Variabli për statistikën është 1 kur Basha merr votë pro, dhe 0 kur Basha nuk merr votë pro.
Në fillim llogaritet mesatarja, pastaj devijimi standard (standard deviation), dhe pastaj gabimi i mundshëm (standard error) në përputhje me rezultatet si në 8 maj (pra pa rinumërimet e KQZ).
Duke konsideruar numrin e votave që mori Rama dhe Basha (para rinumërimit) të dhënat janë:
mesatarja: 0.4999800008
devijimi standard: 0.353560461
gabimi i mundshëm = mesatare / sqrt (VotaRama + VotaBasha) = 0.000707107
Tani bëhen llogaritjet për rezultatet që po numëron KQZ. Duke u bazuar tek oranews, Basha ka 125 vota, Rama 53.
Me këto të dhëna, mesatarja e re është 125/(53+125) = 0.702247191
Tani llogaritet z-score me formulën (Mesatare e Re – Mesatare Origjinale) / gabimi mundshëm = (0.702247191 – 0.49999800008) / 0.000707107 = 286.0490041
Tani z-score kthehet në probabilitet, pra sa është probabiliteti që të marrësh këtë z-score.
http://www.fourmilab.ch/rpkp/experiments/analysis/zCalc.html
Sipas llogaritjeve, probabiliteti është 0.000000000001 (një në 1000 miliardë), pra praktikisht zero.
Pra, duke u nisur me supozimin qe si votuesit e Ramës dhe të Bashës kanë të njëjtin probabilitet për të hedhur votën në kutinë e gabuar, i bie që të ketë 0 probabilitet për të dalë këto rezultate që kanë dalë.
