Rama: Do mbrojmë votën me çdo sakrificë
Kryetari i PS, Edi Rama, në një konferencë për shtyp, tha se do mbrohet vota deri në fund, me çdo sakrificë.
Falënderoj qytetarët që po rezistojnë ndaj dhunës së pushtetit që po vjedh votat në tavolinën e KQZ.
Votën tonë do ta mbrojmë deri në fund, me çdo sakrificë, sepse nuk mund ta lëmë demokracinë të fundoset në llumin e pushtetit të vjetër, tha Rama.
Saliu sot vazhdoi ritualin e përçartjes, bën sikur nuk e dëgjon popullin dhe ftesat e miqve tanë, bëri sikur nuk e sheh që edhe misioni i ODIHR-it e ka parë vetë atë që ka ndodhur pas 14 majit.
Kryetari i PS paralajmëroi se rezistenca qytetare do përhapet në gjithë vendin.
Saliu bën sikur nuk ka lidhje me ktë vend që ka vuajtur më shumë se njëherë nga verbëria e tij. Rezistenca do të përhapet në të gjithë Shqipërinë. E gjithë kjo do jetë pasojë e natyrshme e grabitjes së votës në ditën me diell. Shqiptarët e kanë treguar se dinë të ngrihen në këmbë kur zullumi i pushtetit u merr frymën. Kush luan me durimin e këtij populli, luan me një fuqi që kur del në rrugë, nuk kthehet më mbrapsht pa e marrë të drejtën e vet, tha Rama.