Palombo nuk e priti Interin

Mesfushori Angelo Palombo ka pranuar se nuk kishte pritur të transferohej në Inter gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Kurrë nuk kam menduar se do t’i bashkohem Interit”, tha Palombo për Inter Channel. “Thirrja nga presidenti Massimo Moratti erdhi vetëm disa orë para mbylljes së afatit kalimtar. Të luaj për Interin paraqet një mundësi të mirë dhe të rëndësishme për mua”, përfundoi ai.
Palombo braktisi Sampdorian gjashtë muaj pas rënies së ekipit në Serie B.