Shteti i Kiribatit synon të shpërngulet në ishull tjetër

Shteti i Oqeanit Paqësor Kiribati po negocion blerjen e një toke në ishullin Fiji, në mënyrë që të ri-alokojë popullatën atje, për shkak të kërcënimit të rritjes së nivelit të oqeanit.
Presidenti i Kiribatit, Anote Tong, i tha televizionit BBC se po negocion me qeverinë ushtarake të Fijit për blerjen e 20 kilometrave katrorë të tokës, ku do të mund të vendoseshin 113,000 bashkështetasit e tij.
Është ky rasti i parë që për shkak të ndryshimeve klimatike vjen deri te një kërcënim i tillë. Asnjëri prej ishujve të Kiribatit nuk ka lartësi më të madhe se disa metra mbi nivelin e oqeanit.
Republika e Kiribatit pati njohur pavarësinë e Kosovës, ne tetor te vitit 2010.