E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pameca 3”, luftë kundër krimit të organizuar

Një trajnim i Policisë Kufitare për të identifikuar makinat e vjedhura, apo edhe dokumentat false ka ardhur falë ndihmës së misionit “Pameca 3” në vendin tonë, i cili kap shifrën e 6 milionë eurove. Për të dhënë rezultat përfundimtarë të këtij projekti, në një takim ka qenë i pranishëm Aneil Singh, përfaqësues i delegacionit të BE në vendin tonë, i cili ka vënë theksin në luftën kundër krimit të organizuar si dhe influencën pozitive që policia kufitare ka pasur në liberalizimin e vizave.

“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar. Të rritet forcimi ndër institucional. BE do të kryej monitorimin e pikave kufitare. Policia Kufitare ka pasur një influence mjaft pozitive në liberalizimin e vizave” tha Singh.

Ndërsa ministri Basha, ka garantuar përfaqësuesin e BE, se policia do të intesifikojë luftën kundër krimit.


Ky projekt i cili vjen në ndihmë të policisë kufitare shqiptare është implementuar në bashkëpunim edhe më Mbretërinë e Bashkuar dhe Austrinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›