E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamela Anderson do të pozojë sërish për “Playboy”-n



Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Pamela Anderson do të zhvishet sërish për revistën “Playboy”. E pyetur nga shtypi britanik, ajo sqaroi se në të shkuarën kishte realizuar 13 shërbime fotografike për revistën duke u shprehur në të njëjtën kohë supersticioze: “numri 13 nuk sjell fat – tha Anderson-, duhet të arrij patjetër numrin 14. Playboy-t i detyrohem për suksesin që kam arritur”. Historia e pamelës me këtë revistë ka të bëjë me shumë vite më parë, që në fillim të viteve 90-të, shumë kohë para se të bëhej e famshme nga “watch”. Anderson, mes 13 shërbimeve që ka realizuar për revistën e Hug Hefner i pari ishte në fakt në shkurt të vitit 1990. Më pas erdhi suksesi në televizion dhe mbi të gjitha raporti i Tomi Li me videon amatoriale porno të muajit të mjaltit e cila u shpërnda në internet dhe që prej 10 vjetësh, është një nga videot më shkarkuara në rrjet. Por gjithçka nisi në fletët e revistës më të famshme në botë për meshkuj. “Dëshiroj të kthehem në Playboy, i detyrohem shumë asaj reviste, për suksesin dhe popullaritetin që jam krijuar”,- është shprehur Anderson për shtypin britanik, ku qëndroi dy ditë gjatë të cilave promovoi një “reality show”
Qëndrimin e shkurtër, Pamela e spjegoi kështu: “Njoh shumë meshkuj anglezë që mund t’i fus në telashe po të flisja. Preferoj që më mirë të qëndroj pak këtu, pasi nuk jam e mirëpritur”.

Manuela Arkuri, mbretëresha e zemrave

Pasioni i zjarrtë i verës për Emanuela Arkurin duket se u ftoh sapo erdhi vjeshta. Sipas mediave italiane, aktoria e famshme i ka dhënë fund historisë me avokatin Ezio Kostantino. Disa ditë më parë, gjatë një manifestimi në Ostia, Manuela deklaroi e lumtur se ishte vetëm. Kohët e fundit “ish-karabinieria” u argëtua duke veshur rrobën e “mbretëreshës së zemrave”. Pas lamtumirës që i dha Aldo Montanos, zhurmat për një flirt, të vërteta ose të rreme shkuan kot. Por ajo vazhdon të deklarojë se tashmë është single. Në verë ajo u pa nën shoqërinë e avokatit Kostantino. Përqafime, puthje, përkëdhelje, për Manuelën dukej se ishte rikthyer qetësia. Një verë e nxehtë, e fotografuar që ngjan si një verë e vërtetë. Zërat për një krizë filluan të qarkullonin pikërisht disa ditë më parë dhe aktoria konfirmoi se ishte sërish vetëm.
Arcuri luan rolin e femrës së mistershme. Dhe pas shumë ndarjeve, ende nuk është e qartë nëse aktoria thjesht luan apo është rastësi. Dyshimi ka të bëjë me faktin se pas këtij misteri mund të jetë një histori e re dashurie...

Hilton: “Unë punoj shumë për karrierën”

Paris Hilton është lodhur duke mbrojtur vazhdimisht karrierën e saj dhe shprehet se ajo është një punëtore e madhe, pavarësisht imazhit të saj. Trashëgimtarja e hoteleve pranon se atë e pengon keqkuptimi të cilin kanë njerëzit për të në lidhje me punën. “Unë po udhëheq një kompani të madhe. Kam linjën time të veshjeve, shampanjën time, orët e mia, këpucët dhe çantat, dhe veshje për qentë, cilindo lloj produkti që mund ta imagjinosh. Unë xhiroj filma. Aktualisht jam duke incizuar albumin tim, jam producente dhe aktroj në një show televiziv. Kështu që jam aktive 24 orë në ditë. Punoj vazhdimisht, prandaj më pengon fakti që njerëzit thonë se nuk punoj”,- ka përfunduar Paris.

Stefani cilësohet dizenjatorja më e mirë e famshme

Guen Stefani ka arritur të mposhtë këngëtarin Xhastin Timbërleik dhe tashmë kryeson në një sondazh të revistës “US”, që zgjodhi disenjatorin më të mirë të famshëm. Ylli i muzikës pop dështoi në listën e Disenjatorëve të Famshëm më “Hot” të revistës “In Touch”, por linja e modës së Stefanit, L.A.M.B., që është e pëlqyeshme për yjet si Paris Hilton, kësaj here mban kreun në sondazhin e magazinës US. Ajo mposhti linjën “William Rast” të yllit të muzikës pop, Timbërleik, ndërsa Hilton, Viktoria Bekam dhe Shon “Diddy” Combs plotësojnë top pesëshin.

Kejti Holms përballet me protestuesit

Kejti Holms është përballur me disa protestues të nevrikosur të cilët kërkonin nga ajo që të heqë dorë nga Scientologjia. Rreth 20 aktivistë nga një grup i quajtur “Anonymous” e kishin rrethuar aktoren gjatë mbrëmjes promovuese të “All My Sons” në Teatrin “Gerald Schoenfeld” të Nju Jorkut. Aktivistët mbanin maska dhe tabela me mbishkrimet “Scientologjia është një kult”, “Ik Katie sa më shpejt” dhe “Çliroju Katie! Ruaje Tomin”. “Ne nuk e bojkotojmë Kejtin , ne nuk e bojkotojmë shfaqjen, ne jemi duke protestuar kundër Scientologjisë”,- ka thënë njëri prej protestuesve.

20 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›