Veshjet, koleksioni i vjeshtës për femra
Jaka të larta, fustane bustier dhe në mbrëmje fustane deri në fund të këmbëve, të gjitha këto ajo ajo çka pasqyrohet në koleksionet e sfilatave vjeshtë 2008. Për një stinë që mbaron, ka gjithmonë një tjetër që fillon. Kjo shprehje e famshme mes stilistëve, kujton çdonjërin prej nesh se ardhja e vjeshtës sjell me vete edhe garderobën e saj. Veshje, të cilat si çdo vit na sugjerohen ndryshe nga stilistët! Po cilat janë tencencat e këtij sezoni? Rikthimi në folklor është elementi që dominoi të gjitha koleksionet e famshme. Copat e fundeve skoceze apo thurjet me shtiza si të gjysheve, janë pa frikë, rikthimi më i madh i këtij sezoni. Bashkë me to, e zeza dhe e bardha. E nëse elementet e veshjeve tradicionale, janë përkrahuar nga stilistët e huaj dhe ata shqiptarë si koleksioni i Anila Zajmit prezantuar në Sarajevë, duket se format po zmadhohen çdo vit e më shumë. Beli i lartë i pantallonave, palltot dhe fundet e fryra janë “trendy” i kësaj vjeshte. Ndërsa këpucët, bëhen më të çuditshme se kurrë, me forma që të kujtojnë nallanet hollandeze.
Xhaketa
Xhaketa me jakë të lartë, është e pranishme në shumë koleksione. E realizuar në të gjitha materialet dhe me një detaj shumë interesant, që është qëndisja. Është një alternativë shumë e mirë e palltos së zakonzhme.
Në darkë me të gjata
Fustanet janë shumë të rëndësishëm në garderobën tuaj. Patjetër të gjatë dhe me detaje që të rikujtojnë pak periudhën e Mesjetës, e gjitha kjo në kontrast me “vogëlsinë” e bustit. Fundet e tyre duhet të prekin tokën dhe duhen të jenë të shoqëruar me taka marramendëse.
Ngjyrat
Nuk ka limit për ngjyrat që do të bëjnë pjesë në universin femëror. Shumë tonalitete të ndryshme, si portokallia, vjollca, ngjyrë ide, etj. Por, protaginistet absolute do të jenë grija dhe e zeza, shumë të pranishme sidomos darkave. Gjatë ditës do të mbizotërojë një e zezë e zbehtë, por që në mbrëmje duhet të shdërrohet në një të zezë rrezatuese.
Stili retro
Një rikthim i stili të modës së fillim viteve 900 kombinuar me tailleur të viteve 40. Xhaketa me vatinë dhe funde që nxjerrin në pah ijet dhe që vënë në dukej trupin.
Aplikimet
Në çdo situatë, si gjatë ditës ashtu dhe gjatë mbrëmjes, veshjet dhe aksesorët duhet të jenë të dekoruara nga temina, pjesë plastike që ndriçojnë dhe shkëlqejnë.
Të gjitha këto për të trasformuar gjithçka që vishni në një xhevair.
Stili kolegjial
Xhaketa të vogla skoceze me kopsa të veshura me copë ose të arta, një shpirt kolegjial që ndërthuret me një prezencë të rreptë.
Materialet
Të leshtat do të jenë të pranishme në çdo formë. Të punuara me dorë ose në makineri, të trajtuara në forma nga më të ndryshmet, deri në atë pikë sa mund të shëndrrohen dhe në pellushe.
Stampimet
Ngjyra të dhunshme që sfumohen në tonalitete të ndryshme. Me forma gjoemetrike dhe stampa që marrin pamjen e një ylberi.
Xhupat
Të shkurtër ose të gjatë, me ngjyra, të qëndisur me perçina dhe kristale.
Veshja kur jeni shumë të imta
Për ju ndjekëse të modës, përdoruese të masave të vogla, kësaj here po japim disa këshilla mbi mënyrat më të mira, me anë të të cilave, mund të vini në pah elegancën (dobësinë) tuaj. Kështu, imtësia e trupit do të duket si një vlerë dhe jo si mangësi në perfeksionin e siluetës tuaj.
Prerjet dhe ngjyrat që duhen shmangur
Nëse keni një trup të imët duhet të shmangni prerjet tepër të gjëra ose shumë të fryra, pasi ato i japin një shtrirje horizontale siluetës. Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni veshje në masën e trupit tuaj. Asgjë nuk shkon më shumë se një këmbë pantalloni e ngushtë, ose një mëngë po e tillë. Shtrati i pantallonave duhet të jetë gjithmonë i lartë, për të dhënë përshtypjen e një këmbe të gjatë. Preferoni fundet e shkurtra, xhaketinat, etj. Ekzistojnë truke për të krijuar iluzione. Një jelek i hapur, një fustan me kopsa, janë gjithashtu truke për të zmadhuar siluetën, sepse drejtojnë vëmendjen në linjën vertikale. Sa për ngjyrat, gjëja më e rëndësishme është monokromia; Dy ngjyra shumë të forta, të cilat krijojnë kontrast ndërmjet pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme të trupit, nuk do të ishin një zgjidhje e rekomandueshme, pasi silueta juaj ndahet në dy pjesë si me vizore. Më i përshtatshëm është përdorimi i ngjyrave të përafërta me pantallonat ose bluzat. Nëse mbani pëlhura me printime, shamngni ato me motive të vogla, që shkojnë në porporcion me siluetën tuaj dhe vertikalet nëse janë gjeometrike.
Pjesët e trupit që mund të nxirrni në dukje
Padyshim të parat janë këmbët. Janë ato që kanë përgjegjësinë më të madhe te trupat me masë të vogël. Duhet patjetër të zgjaten dhe të vihen në pah me një kanotiere pas trupit, me pantallona të ngushta dhe me shtrat të lartë, ose pantallona treçerekshe. Të gjitha mënyrat janë të mira për t’i dhënë gjithë pushtetin këmbëve në harmonizim me siluetën tuaj. Mbani një rrip me të njëjtën ngjyrë si të pantallonave ose fundit, dhe me gjerësi mesatare. Por, mund të zgjidhni edhe të vini në dukje zona të tjera, të cilat janë të bukura te ju, si për shembull, supet, kraharori, etj. Duke fiksuar vëmendjen mbi një detaj, krijoni mbi siluetën tuaj një iluzion optik.
Cilat janë këpucët e duhura
U këshillohet femrave me trup të imët, të mënjanojnë këpucët me taka të larta, edhe nëse ato mund të jenë në modë. Duke qenë shumë voluminoze ato shkaktojnë një disporporcion të siluetës. Përdorni taka të ulëta ose me tapë, të cilat i japin këmbëve një formë më harmonike. Ju mjaftojnë katër deri në pesë centimetra për të rritur dhe vënë në dukje me shumë finesë siluetën tuaj. Përsa i përket modelit të këpucëve në vetvete, mos zgjidhni modele që e presin këmbën në nivelin e kaviljes. Do të ishte më mirë një rrip ose togëz mbi pjesën e sipërme të këmbës, qofshin këto sandale apo këpucë.
Si të luani me aksesorët
Aksesorët janë një mjet i shkëlqyer “optik”, por vetëm me një kusht. Respektoni si gjithmonë porporcionet e siluetës, zgjidhni aksesorë me përmasa të vogla, shmangni vargjet e perlave të mëdha në qafë, byzylykët e mëdhenj në duar, syzet e mëdha, të cilat krijojnë përshtypjen se çdo pjesë e trupit tuaj është e vogël. Jepini lartësi siluetës në pjesën e sipërme të saj, duke i kapur flokët lart topuz ose bisht, ose duke mbajtur një kordel apo një shall që e lini të varet nga mbrapa. Kjo mënyrë do t’u zgjasë siluetën. Duke zbatuar këto këshilla të vogla, të jeni të sigurta se të tjerët kanë për ta përqendruar vëmendjen mbi ju.
Modelet e çantave të vjeshtës
Deri tani keni kombinuar çanta të ndryshme verore. Por tani është koha e stinës së re, ku çantat do të jenë diçka më ndryshe se vera. Për sezonin e vjeshtës çantat vazhdojnë të jenë në forma të mëdha, ku ndryshe nga stina e verës e zeza dhe e kuqja dominojnë në to.
20 Shtator 2008