Volt, Orlando, Cruze, Camaro, 4 risitë e Chevrolet
Jo një, as dy ose tre, por 4 modele të reja vijnë nga kompania e famshme e automobilave Chevrolet. Ato do të prezantohen në shfaqjen e Parisit duke qenë në qendër të vëmendjes si kompania që premton rritje të shitjeve në mbarë Europën. Versioni i prodhimit Volt, u zbulua si pjesë e festimit të përvjetorit të General Motors më 16 shtator dhe është modeli më i fundit që iu bashkua shfaqjes së Parisit, që përfshin gjithashtu edhe modelin Cruze, Orlando dhe versioni Camaro.
Cruze
Ai do të dalë në shitje në Angli pranverën e ardhshme bdhe konsiderohet Chevroleti i parë i prodhimeve origjinale. Cruze është një automjet me 4 dyer, ndërsa karakteri dallues ka të bëjë me grilën e dyfishtë dhe sipërfaqen e përkryer të dizajnit. Ambjenti i brendshëm është i përbërë nga një material cilësor dhe kabina dyshe duke bërë që berësit të gjejnë atë çka u nevojitet. Në tregun anglez, automjeti do të ketë motorin 1.6 ose 1.8 me benzinë, ose motor të zakonshëm me naftë 2.0.
Orlando
Koreanët nën patronazhin amerikan do të na paraqesin edhe konceptin Orlando vizionin e Chevroletit modern MPV për shtatë udhëtarë. Edhe pse Orlando na përkujton konceptin e Chevroletit SUV/crossover Sequel të vitit 2005, ai në fakt është një automjet shumë më i vogël i bazuar në platformën e modelit Cruze të përmendur më lart. Përveç kësaj, Orlando është i sigurt ndaj devijimeve, megjithatë është automjet për rrugët urbane dhe familjet me numër të madh. Largësia në mes boshteve është 2.76 metra, ndërsa ulëset janë radhitur në tre rradhë të ngritura, si në kinema. Automjeti do të jetë i pajisur me motorin dylitërsh të Chevrolet common-rail me naftë me 150 KF dhe 320.
Volt
Fuqia e tij vjen nga motori elektrik, por me benzinë për të operuar si një gjenerator kur bie bateria. Volt të jep mundësinë për të udhëtuar 40 milje pa stabilizor apo marmitë. I ndryshëm nga makinat e njëjta elektrike që kanë një linjë të limituar, motori me benzinë i Chervolet Volt të jep mundësinë për të ecur më tej edhe kur bateria është shkarkuar, pasi motori gjeneron nga motori elektrik. Megjithatë ky nuk cilësohet shumë praktik dhe prodhimi do të fillojë në vitin 2010.
Camaro
Legjenda e rilindur! Prodhimi Camaro bën që shfaqja e Parisit të prezantojë denjësisht modelin modern i cili risjell kënaqshëm modelin Camaro të vitit 1967, nja makinë që ze vend të rëndësishëm në historinë amerikane të automobilave. Ajo do të përformojë si një automjet modern me motorin prej 6.2-litrash V8. Shtijet e Camaros do të fillojnë në SHBA vitin e ardhshëm, ndërsa shitjet në Europë do të fillojnë në vitin 2010. Chevrolet ka shitur rreth 457,000 automjete në Europë vetëm në vitin 2007, dhe premisat për vitin 2008 janë premtuese. Një total prej 18,360 janë shitur në Britani me një rritje prej 27.6 e krahasuar me një vit më parë.
Porsche paraqet automjetin e shpejtësisë “Panamera”
Edhe pse kanë mbetur disa muaj deri tek paraqitja zyrtare e limuzinës Panamera nga Porsche, prodhuesi nga Shtutgarti ka vendosur që të fillojë me fushatën e marketingut. Gjatë vitit të fundit janë shfaqur më shumë fotografi spiune të Panameras sesa foto skandaloze të këngëtares Britney Spears, megjithatë njoftimi i parë zyrtar nga Porsche duket mjaft premtues për sezonin e ri.
Fotografia nga Shtutgarti nuk zbulon asgjë që nuk e kemi ditur më parë, përveç se korniza e ndriçimit do të jetë në formë të pikës me drita ditore LED. Automjeti më së hershmi do të duhej të paraqitej në mesin e vitit 2009, e në fillim do të pajiset një numër i motorëve V8 me turbo-mbushës dhe atmosferik me benzinë dhe një me benzinë më i dobët V6.
20 Shtator 2008