71-vjeçarja Isobel Valery, gruaja më e tatuazhuar në botë
Isobel Varley quhet 71-vjeçarja që njihet nga libri i rekordeve Gines si gruaja më e tatuazhuar në botë. Ka qenë viti 1986 kur Isobel për herë të parë provoi të bënte në moshën 49-vjeçare një tatuazh në trupin e saj. Pasi i pëlqeu figura e bërë në shpatullën e djathtë, ajo shkoi menjëherë të bënte një orkide në shpatullën tjetër. Më pas bëri një flutur, një maçok, një buf dhe një trëndafil. Vetëm pas një viti ajo mbuloi të gjithë pjesën e sipërme të trupit të saj me tatuazhe duke nisur që nga qafa, shpatullat, kurrizi, deri te dy gjinjtë. Pasioni i saj për tatuazhet nuk po frenohej më dhe Isobel vazhdoi të bëjë të tjera në pjesët e mbetura të trupit si këmbët, kofshët, barku, kërfiza, e deri te vagina. Të vetmet pjesë ku ajo nuk ka tatuazhe janë pëllëmbët e duarve dhe fytyra. Tashmë ajo vesh një paruke bjonde, pasi edhe në kokën e qethur tullë, tatuazhet nuk mungojnë. Të gjitha këtyre u shtohen nja 50 piercing duke nisur që nga sytë, hunda, veshët, kërfiza dhe një pjesë e mirë, (jo pak, por 10 prej tyre) besojeni apo jo, ndodhen në vaginën e saj. Një kuriozitet tjetër i vogël mbi gruan më të tatuazhuar në botë është fakti se një ndër motivet më të shpeshta dhe të parapëlqyera prej saj, që gjendet i pikturuar në lëkurën e 71-vjeçares është organi gjenital mashkullor. Disa janë pikturuar sikur fluturojnë e disa të tjerë të mbuluar me petale trëndafilësh të kuq. E pra kjo ishte gruaja më e tatuazhuar në botë që vjen sot për lexuesin në rubrikën e çuditshme të Librit të Rekordeve Gines.
213 cm për Gibsonin, qenin më të gjatë në botë
Ai është i certifikuar nga komiteti i Rekordeve Gines si qeni më i gjatë në botë. Quhet Gibson dhe është në pronësi të Sandy Hall, një grua kaliforniane. Më 31 gusht 2004 Gibson arrinte një gjatësi prej 107 cm, kurse i ngritur në këmbë qeni arrinte gjatësinë rekord prej 213cm, që do ta kishin zili edhe lojtarët e basketbollit të sesionit NBA.
20 Shtator 2008