“Nokia Vertu Signature S”, vetëm për të pasurit
Tingëllon ironike, por në botën e celularëve superluksozë të cilët mund t’i blejnë vetëm ata që i kanë xhepat e thellë, performancat më mira vijnë nga kompania e njohur Nokia. Pajisja e re “Nokia Vertu Signature S” tashmë është e përbërë nga 3G dhe ËiFi. Atyre që mund t’u pëlqejë ky celular, mund të pyesin për detajet si ËiFi, sepse në rradhë të parë bëhet fjalë për dizajnin dhe prestigjin, derisa mundësitë për blerjen e tij, janë të rëndësisë dytësore. Megjithatë ne, dëshirojmë të dimë se çfarë vjen nga kjo risi e paisjes më të fundit. Përgjigjja, natyrisht është, asgjë e veçantë: risitë në të janë EDGE e HSDPA dhe lidhja WiFi, ekrani OLED QVGA, dhe të gjitha këto në pjesën përbërëse të zgjatur me tastierë e cila duket jashtëzakonisht jopraktike. Mirëpo ky është çmimi i të veçantës. Çmimi është shumë më i madh sesa ne mund të na e mbajë xhepi, dhe pajisja do të jetë shitje gjatë muajit tetor të këtij viti.
Çudi komunikimi e prodhuar nga Asus dhe Skype
Komunikimi me video-thirrje tani e tutje nuk kërkon që domosdoshmërisht të ketë kompjuter dhe për këtë gjë merita shkon për Asus dhe Skype të cilat kanë krijuar pajisjen “AiGuru SV1”.
Përveç ekranit shtatë inçësh, kamerës së integruar, zmadhuesit dhe mikrofonit, lidhjes Wi-Fi, kjo pajisje mundëson video-thirrje pa pagesë të drejtuara drejt shfrytëzuesve të tjerë të Skype në mbarë botën, natyrisht, nëse gjendeni në vend ku jeni të mbuluar me rrjet pa tela (wireless) të internetit. Ky hap i bashkëpunimit në mes të Skype e Asus, sipas zëdhënësit të Skype, Jonathan Cristensen, do të zhvillohet më shpejt sepse aktualisht 25 për qind e thirrjeve Skype-to-Skype përfshijnë atë video. Edhe pse pajisja është autonome si formë e komunikimit, nuk është edhe aq e lehtë dhe e vogël siç duket në shikim të parë. Në fakt, “AiGuru” peshon 1.6 kilogramë dhe është e lartë 25 centimetra, ndërkohë bateria pas dy orësh mbushjeje, mundëson vetëm 20 minuta bisedë apo 30-minuta në formën stand-by. Data e saktë e shitjes dhe çmimi i saj ende nuk janë bërë të njohura.
63 përqind e kërkimeve në SHBA nëpërmjet Google
Kërkuesi më i madh i internetit në botë, Google, ka arritur që gjatë muajit gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të realizojë përfshirjen 63 për qind në të gjitha kërkimet e bëra nga shfrytëzuesit amerikanë të internetit. Lajmi u bë i ditur nga instituti për hulumtime comScore. Sipas mediave elektronike franceze, ky është rezultati më i mirë që Google ka realizuar brenda pesë muajve të fundit. Vendin e dytë, po sipas të dhënave të comScore, e zë Yahoo me shfrytëzim 19.6 për qind, që paraqet rënie prej 0.9 për qind për të. Në vendin e tretë të kësaj liste renditet Microsoft me shfrytëzim 8.3 për qind, ndërsa në vendin e katër pozicionohet Ask.com me 4.8 për qind, që paraqet rritje për 0.3 për qind. Nëse nuk llogariten kërkimet e fotografive, video incizimeve të cilat i kanë bërë shfrytëzuesit e internet si dhe informatat lokale, shfrytëzuesit amerikanë të internetit, siç vlerësohet, gjatë muajit gusht kanë bërë gjithsej 11.75 miliardë kërkime nëpërmes makinave të kërkimit prej të cilave 7.4 miliardë janë bërë nëpërmjet Google.
20 Shtator 2008