E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mëngjes ndryshe për Renaton

07/02/10 10:00

Sapo ndizen dritat i pari që ngrihet është Eduardi e pas tij edhe Hakiu. Ata kryejnë shërbimet e mëngjesit e më pas përgatisin kfen në kuzhinë. Vëllai i Madh vendos muzikë e kjo bën që Renato të zgjohet menjëherë, ndërsa të tjerët vazhdojnë të flenë të qetë. Ai del në kopsht ku rri disa minuta si për të shijuar mëngjesin e më pas bashkohet me t tjerët në kuzhinë ku Hakiu i përgatit edhe atij një kafe. Edhe Domenika vjen dhe përgatit kafen e të katërt dalin në kopsht për ta pirë atë. Mes tyre zhvillohen biseda të ndryshme. Ata flasin për audicionet përpara hyrjes në shtëpi, për rehatimin e Renatos në shtëpi si dhe për gjumin. Renato tregon se si mbrëmja dhe mëngjesi janë ndryshe për të dhe shton se nuk ka fjetur shumë rehat për shkak të krevatit, ndërsa Edi dhe Hakiu ankohen për zhurmën e banorëve të tjerë teksa ata përpiqeshin të flinin. Megjithatë, ata i kanë justifikuar pasi festa, emocionet dhe pijet alkoolike kanë patur ndikim e tyre. Hakiu dhe Edi nuk harrojnë të thonë se festa dhe të ftuarit u falën shumë kënaqësi. Renato i kërkon Domenikës që ta ndihmojë në sistemimin e rrobave dhe sendeve personale

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›