E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen të sëmurët me SIDA

Berat

Viti që sapo lamë pas ka shënuar dyfishim të numrit të personave që janë paraqitur për të kryer testin e HIV/AIDS pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat. Kërcënimi nga sëmundja e shekullit HIV/AIDS ka bërë që një pjesë e mirë e popullatës, sidomos të rinjtë, të ndërgjegjësohen për kryerjen e analizave, si dhe për t'u këshilluar me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale në mënyrë të mbrojtur. Psikologia e Qendrës së Këshillimit dhe Testimit të HIV/AIDS në Berat, Juvina Qevani, është shprehur se numri i të testuarve gjatë kësaj periudhe ka shkuar në 250 persona. Berati është një nga qytetet që futet në listën e zezë për sa i përket numrit të personave të prekur nga SIDA, në vendin tonë. Shifrat janë alarmante, ndërsa konstatimet në dy muajt e fundit kanë zbuluar edhe tre raste të tjera që mbartin virusin vdekjeprurës.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›