E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpat Deda do të rikthehet “Përgjithmonë”

Shpat Deda së shpejti do të lansojë këngën e tij më të re të titulluar “Përgjithmonë”, e cila do të vijë e shoqëruar me videoklip.

Regjia dhe montazhi i videoklipit të këngës “Përgjithmonë” është bërë nga Daniel Mulloy, regjisor i njohur i filmave të shkurtër nga Britania e Madhe, puna e të cilit ka triumfuar në dhjetëra festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit si Sundance, BAFTA, etj.

Kënga do të jetë edhe pjesë albumit të dytë të kantautorit nga Kosova, i titulluar “Dathë”, album i cili është në fazat përfundimtare të produksionit.

I realizuar në studion “Homebasesound” në Prishtinë me producentë si Armend Xhaferi dhe Pëllumb Ballata, albumi planifikohet të publikohet brenda këtij viti.

Shpati po ashtu premton realizimin e edhe të dy videoklipeve të tjera të këngëve të albumit të ri, të cilat do të lansohen brenda këtij viti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›