Aferdita Zonja rikthehet me serenaten korcare
Anisa Ymeri
Rikthimet jane perhere emocion ndjellese! Aferdita Zonja, qe per dekada te tera ka shkelur skenen shqiptare te kenges, rikthehet. Kete here me serenatat korcare, e pohon se "emocionet jane te natyrshme". Kenge qe rralle i ndjejme te bucasin lokaleve te nates, apo zhurmes muzikore te dites. Perhere e me te rralla jane rikthimet e kengeve shqiptare ne skenat e institucioneve qe i detyrohen ruajtjes dhe percjelljes te publiku te ketyre vlerave, jane perhere e me te pakta. Por, ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit po nis cikli "Nga trevat e arta te artit popullor". E mbremja e se enjtes i kushtohet vetem serenates korcare, duke rikthyer pas pak vitesh mungese zerin e Aferdita Zonjes dhe e pagezuar "Debora zbardhi malet". Perkrah saj do te jene edhe dy vellezerit korcare te serenatave, Endri dhe Stefi Prifti. Pak para koncertit, kengetarja Zonja rrefehet duke treguar: "Nuk jam shkeputur nga skena, dhe pse ka pak kohe qe s'kam qene teper prezent. Megjithate, une vijoj te jetoj me kengen. Sigurisht qe cdo koncert sjell emocionet e veta, pasi eshte nje pike takimi dhe frymemarrje e perbashket me publikun dhe kjo s'mund te te mos emocionoje". Jane kengetare qe perhere e me teper i largohen skenes, jo vetem prej moshes, pasi vitet shkojne, por edhe sepse shijet e shqiptareve per muziken kane devijuar teper.
Ajo tregon se eshte shume e gatshme te shkele shpesh ne skene, vecse si cdokujt i duhet dicka qe ta ngacmoje. "Jam ne kerkim te asaj cka eshte shume afer meje", shprehet Zonja e skenes shqiptare. Nostalgjia per festivalet e dikurshem s'ka se si t'i mungoje, pasi ajo ka qene skena e tyre, skene e cila i conte mandej te cdo shqiptar, edhe ne skajin me te larget. Mirepo, kohet kane ndryshuar edhe per muziken, e me kete fakt duket se po pajtohen te gjithe, ndonese keqardhja eshte cdohere prezent.
E kur nisma te tilla qe perpeliten te kthejne pak vemendjen nga vlerat ne kete vorbull antivlerash, perqafohen perhere prej atyre qe i perfaqesojne ato.
Ndaj edhe kengetarja Aferdita Zonja nuk eshte menduar gjate per t'u ngjitur ne skenen e operes te enjten, ku do te jehoje serenata korcare. "E ndjej veten shume mire edhe te serenata korcare, pasi eshte me afer kenges se lehte", rrefen ajo. Por a gjejne dot veten ne realitetin e sotem te tregut muzikor keto personalitete. Kohet kane ndryshuar dhe tregu muzikor tanime eshte i hapur ndaj rrymave te reja qe eksperimentohen neper bote. Festivalet muzikore nuk mungojne ama ne skenat e tyre plejada e kengetareve te para viteve '90-te, shfaqen rralle. "Nuk eshte se ndjehem e menjanuar, rrefen Zonja, madje aspak. Deshira e atyre qe organizojne koncerte a festivale nuk mungon, por ne nuk e gjejme dot veten neper keto aktivitete te diteve te sotme". Si cdo gje tjeter, edhe muzika eshte komerciale tanime! Harresa e muzikes popullore apo pertej kesaj eshte shnderruar ne normalitet mjerisht. "Kompozitoret e organizatoret e ketyre koncerteve a festivaleve jane me hapat e kohes. Dhe ne e kuptojme fare mire se sot ka tjeter ritem, tekste, tjeter muzike". Cka nenkupton teper larg se dikurshmes, ndaj edhe rralle e me rralle prej skenave shqiptare jehon zeri i kengetareve te festivaleve te dikurshem. "Festivalet sot nuk mungojne, por ajo qe eshte shume e veshtire te gjendet sot eshte nje bashkepunim dhe marredhenie e sinqerte, dhe te gjitha keto me pas te cojne te distanca ne skene", perfundon Aferdita Zonja.
Cikli "Nga trevat e arta te artit popullor"
Nje cikel i ri muzikor do te nise te marre jete ne skenen shqiptare. "Nga trevat e arta te artit popullor" eshte pagezuar ky cikel, i cili do te zgjase per disa muaj me radhe ne skenen e TKOB. Mbremja e se enjtes i kushtohet vetem serenates korcare, duke rikthyer pas pak vitesh mungese zerin e Aferdita Zonjes dhe e pagezuar "Debora zbardhi malet". Cdo muaj nje koncert, keshtu eshte konceptuar ky cikel, duke rrokur perlat e muzikes se trevave me te spikatura te Shqiperise. Por duke qene nje cikel i tere qe meton te ktheje syte nga "Trevat e arta te artit popullor", nuk do te mbetet vetem tek serenatat. Kjo nisme do te vijoje me nje mbremje te madhe qe do t'i kushtohet vetem kenges shkodrane, per te vijuar me te tjera perla muzikore shqiptare.