E Diel, 1 Nëntor 2026

Torta raciste, ministrja rrezikon postin

Ministrja suedeze e Kulturës është vënë në qendër të polemikave dhe po përballet me thirrjet për dorëheqjen e saj, pasi ishte fotografuar duke prerë një tortë raciste. Torta ishte e zezë dhe kishte formën dhe përmasat reale të një gruaje afrikane. Lena Adelsohn Liljeroth ishte në Muzeun e Arteve Moderne në Stokholm, kur u ftua të priste një tortë, e cila kishte formën e gruas afrikane të zhveshur. Ministrja suedeze e kishte prerë cipën e parë të tortës, e cila në pjesën e brendshme ishte e kuqe si gjaku dhe ishte dizajnuar për të theksuar praktikën e mutilacionit gjenital në Afrikë. Megjithatë, kritikët e kanë përcaktuar atë si një spektakël racist dhe kanë kërkuar që Liljeroth të japë dorëheqjen për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjen e shëmtuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›