MB: Takimi i Imamit me Poposkin, informal

Për sa i përket takimit me ministrin e Jashtëm maqedonas, kjo Ministri thekson se takimi ka qenë informal.
“Takimi është zhvilluar konfidencialisht me kërkesën e z. Poposki, si vlerësim dhe respekt i politikës mbështeste të Qeverisë Shqiptare, që Maqedonia të integrohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Sqarojmë se e tërë axhenda e takimeve dhe bisedimeve që z. Arben Imami zhvilloi gjatë vizitës së tij dy ditore në Maqedoni, ishte e suksesshme”, thuhet në reagim.
Më tej, kjo ministri sqaron se gjatë të gjitha takimeve është diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në funksion të shfrytëzimit të kapaciteteve të përbashkëta që posedojnë dy vendet në fushën e Mbrojtjes, për sigurinë rajonale, për mbështetjen që Shqipëria jep për integrimin e plotë të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. /Start/
2012-01-22 15:02