Dialogu me Kosovën, Clinton diskuton me Tadiç
Dialogu Beograd- Prishtinë është diskutuar sot ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, në një bisedë telefonike.
Kjo bisedë është mbajtur në prag të vendimit për statusin e kandidaturës së Serbisë, i cili pritet të merret gjatë muajit mars në Bruksel.
Sipas një deklarate për shtyp, mësohet se Clinton ka apeluar për Serbinë që të vazhdojë përpjekjet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Shefja e diplomacisë amerikane, gjithashtu ka shtuar se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojë të dyja palët.