Pamuk: Gjithçka e kam mësuar vetë

Nobelisti turk, Orhan Pamuk, gjendet për një vizitë në Shqipëri. Është nderuar me titullin Doctor Honoris Causa si dhe ka marrë pjesë në promovimin e romanit të tij të sapo përkthyer në shqip ‘Stambolli, kujtime dhe qyteti’
Fjala Pamukut pas marrjes të titullit “Doctor Honoris Causa”, të akorduar nga Universiteti i Tiranës
Ju falënderoj shumë për fjalët e ngrohta që thatë për mua, më keni bërë një nder të madh. Dita e sotme është një ditë e paharruar për mua. Unë kam shkruar prej 40 vitesh romane. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në dhomën time të punës. Kam pesë vjet që bashkëpunoj me një universitet. Domethënë që gjatë gjithë jetës sime nuk kam bërë asnjë punë tjetër përveçse kam shkruar romane, këto pesë vite të fundit, jam pedagog në Universitetin e Kolumbisë në Amerikë.
Kam edhe aspektin tim akademik. Në aspektin akademik, teorik unë mund ta konsideroj veten si një autodidakt, gjithçka e kam mësuar vetë. Vetëm se në këto pesë vitet e fundit, në kontaktet e shumta nga profesorë nga vende të ndryshme të botës, po fitoj edhe unë aspektin tim akademik dhe teorik. Sigurisht këtu u fol për shumë probleme që na shqetësojnë për botën e sotme, por këto probleme na shqetësojnë ne sepse ndodhemi në periferi të qendrës. Nuk ndodhemi në qendër. Dhe vendet që ndodhen në periferi të qendrës, qoftë vendi ynë, qoftë vendi juaj, qoftë Kina, Amerika Latine të njëjtat probleme jetojnë.
Ne kemi një histori për të cilën ndjejmë përgjegjësi dhe kemi një ndjesi të veçantë ndaj saj. Por është edhe një botë e re, një familje e re, të cilës duhet t’i bashkohemi dhe bëjmë përpjekjet tona për t’u bashkuar asaj.
Të gjitha shoqëritë dhe popujt sot bëjnë përpjekje për ta përqafuar këtë modernizëm, këtë botë moderne. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të harrojmë identitetin e secilit, identitetin tonë. Domethënë, përqafimi që po i bëjmë ne modernes na krijon edhe disa probleme morale.
Ne duhet ta ndiejmë të gjithë barrën e historisë me një përgjegjësi të thellë morale.
Ne duhet të jemi patjetër të lirë në këtë botë moderne të re, që dëshirojmë të përqafojmë.
Ka shumë njerëz, ndërmjet tyre jam dhe unë, që duke e ndjekur verbërisht identitetin kombëtar, të kaluarën tonë ky proces na vështirëson, na ngadalëson përqafimin tonë drejt modernes.
Por është edhe mendimi, nëse ne do ta përqafojmë qorrazi këtë botë moderne, këtë modernitet, kjo do të largojë nga ndjenjat tona kombëtare, nga identiteti ynë kombëtar. Dhe probleme të tilla nuk kanë mbaruar dhe nuk do të mbarojnë menjëherë. Pra, kudo, qoftë në Amerikën Latine, qoftë në Azinë e Largët të tilla probleme ekzistojnë; identiteti dhe moderniteti, e kaluara dhe liria.
Por në fund të fundit, krijimtaria, qoftë ajo krijimtari letrare, qoftë ajo krijimtari akademike, mbështeten në fuqinë imagjinuese të vetë njeriut.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi robër të historisë, por ama në qoftë se do të shkëputemi nga ajo, do të gabojmë rëndë.
Dhe të gjitha këto çështje dhe dilema që sapo trajtova tani, janë shprehur në një mënyrë modeste në librat e mi.
Unë jam tepër i lumtur sot, që jam pritur shumë ngrohtë edhe nga personalitete të larta shtetërore dhe në këtë rast, dhe nga rektorati i nderuar i Universitetit të Tiranës. Për mua kjo do të jetë një ditë e paharruar. Ju falënderoj së tepërmi.
Fjala që mbajti Orhan Pamuk në Kuvendin e Shqipërisë
"Kam jetuar në një qytet ku nuk ndodhte asgjë"
E mendova gjatë të flas në gjuhën turke apo angleze. Duke qenë se jam në një mbrëmje tepër impresionuese dhe jam i emocionuar, po flas në gjuhën turke.
Në fakt nëse flas me gjuhën turke fjalët më dalin nga zemra, me gjuhën angleze fjalët do të më dalin nga mendja. Në këtë rast dua të flas sinqerisht me ju.
E ndjej veten si në shtëpinë time, sepse ndaj shumë gjëra të njëjta me ju. Unë nuk dua të përsëris por të gjithë e dinë mirë se sa bashkë kemi qenë ne në shekuj, lidhjet tona të vjetra historiko-kulturore.
Nuk dua të vazhdoj më gjatë në këtë çështje.
I mbaj mend të gjitha fjalët që folën për mua, por do të marr shkas nga dikush që tha sa i rëndësishëm fakti që historia është e përbashkët, por akoma më i rëndësishëm është fakti që ndjenjat janë të përbashkëta.
U tha se për 50 vjet ishim të mbyllur në vetvete, ishim të izoluar nga bota, se këtu nuk ndodhte asgjë. Të gjithë këtë ndjenjë unë e kam ndjerë në Turqi deri në moshën 30-40 vjeçare.
Sot Turqia është në qendër të arenës botërore edhe për çështjen e Bashkimit Europian. Por këto janë vlera të reja për Turqinë, në të kaluarën nuk ka qenë kështu. Ne atje jetonim me ndjenjën: këtu nuk ka asgjë.
Sigurisht që me këto fjalë të parafolësit më kujtuan mua për hopin e madh që ka bërë Turqia këto vitet e fundit. Këto janë të rëndësishme për skenën botërore, por ndjenjat e mia i kam përjetuar duke menduar se këtu nuk ndodh asgjë.
Të gjithë librat e mi, janë shkruar mbi këtë ndjenjë: pse nuk ndodh diçka në vendin tim.
Unë i kam shprehur ndjenjat e mia, kur kam shkruar se pse ne jemi jashtë Europës, pse kemi qenë larg Europës. Në kohën e shkuar gjithmonë
Kjo më mundonte, por në të njëjtën kohë më bënte për të kërkuar më shumë nga vetja ime.
Në gjithë fëmijërinë time, më mbizotëronte kjo ndjenja që nuk po ndodhte asgjë, që e shoh të njëjtën me kulturën e Shqipërisë.
Ndoshta ngaqë kemi qenë larg qendrës. Sepse sa më shumë larg qendrës aq më shumë duhet të afrohemi tek vetja jonë.
Libri "Stambolli" që promovohet sot është autobiografia ime deri në moshën 23-vjeçare, dhe në të njëjtën kohë jam përpjekur të flasë se si ndikon qyteti në qenien tonë.
Që nga mosha 7-vjeçare deri 22 vjeç dëshiroja të bëhesha piktor. Meqenëse nuk u bëra i suksesshëm si piktor, u bëra shkrimtar. Romani "Unë jam e kuqja" është krejt personal, për të treguar prirjen time, dashurinë time për pikturën.
"Stambolli" është vështrimi i një të riu, që e shikon Stambollin me dëshirën për t'u bërë piktor. Tregon dhe rrëmujën në kokën e piktorit i cili donte të bëhej piktor në një vend, mysliman, ku nuk ishte e zhvilluar piktura.
Deri në moshën 22-vjeçare nëna ime insistoi duke më thënë: këtu nuk do të bëhesh piktor, këtu nuk ndodh asgjë. Ajo më tha se në një vend ku nuk ndodh asgjë, asnjë njeri nuk ka arsye të pikturojë, dhe asnjë njeri nuk mund të shkruajë.
Ama kur ke dëshirën për të bërë letërsi, bluan vetveten dhe gjen dëshirën që në këtë vend të ndodhë diçka.Në këtë libër tregoj se si edhe qyteti i Stambollit më shikonte mua.
Sigurisht që qyteti në të njëjtën kohë është histori gjeografi, është gjithçka. Në fund të fundit janë ato ndjenja që krijojnë qytetin, dhe perceptimin për qytetin.
Është krejt e natyrshme dhe në mënyrë spontane dashurojmë vendin ku kemi lindur dhe ku jemi rritur.
Por duke menduar pse e duam qytetin tonë, e kuptojmë edhe më mirë këtë qytet. Janë ndjenjat që më krijohen mua, që ngjallin qytetin tim duke menduar për të. Janë përpjekjet e një njeriu të pjekur për të kuptuar më mirë ndikimin e qytetit tek qenia e tij.
Në qendër të këtij romani është ndjenja e trishtimit. Sigurisht nuk bëhet fjalë për Stambollin e vitit 2010, por në vitet '60-'70 Stambolli ishte një burim trishtimi për mua. Ne shikonim atëherë rrënojat e perandorisë osmane, rrënojat e xhamive, hamameve. Të gjitha na trishtonin nga varfëria, harresa nga gjithçka që ishte e një periudhe tjetër.
Në të njëjtën kohë ne ndjenim investimin tonë në varfëri por pranë Europës, ndjenim se kjo nuk do të na ndiqte gjatë gjithë jetës sonë. Kur botoja tregimet e para nëpër revista të njohura shokët e mi më thoshin se kush çan kokën sot për tregimet e një turku në botë.
Unë e kuptova nga jeta ime se dhe këtë imazh të keq mund ta kapërceja. Edhe turistët që enden rrugëve të Stambollit duke ngrenë një akullore të mirë, më thonë se jemi shumë të lumtur këtu në Stamboll.
Është e vërtetë se Stambolli në këto 20 vjet nga bardhë e zi, është kthyer në një qytet shumëngjyrësh. Këtu nuk e kam fjalën për Stambollin turistik, por unë po flas për qytetin. Secili ka qytetin e vet dhe kur flasim për veten tonë në fakt flasim për qytetin tonë, dhe e kundërta.
Një njeri duke folur për jetën e tij, në fakt ka folur për qytetin dhe jetën e të tjerëve. Jeta më ka mësuar se në momentin që ne flasim me guxim për veten tonë, historinë tonë, atëherë humbet ajo ndjenja se këtu nuk ekziston asgjë.