"Jashtë bie borë", tragjikomedia në skenë të enjten
"Jashtë bie borë" e Vincenco Salemes ringjitet në skenë me konceptimin si tragjikomedi të regjisore Najada Elmazi. E reja qendron në lojën e aktorëve Ervin Bejleri, Alban Musa dhe Ledion Zoi në rolin e vëllezërve trashëgimtarë të testamentit si dhe në risite e kostumeve të Realda Malos dhe skenografit Beqo Nanaj.
Premiera e cila nis mbrëmjen e 20 majit dhe vijon deri fund të muajit, do realizohet në sallën "Cehov" të Teatrit të Metropolit. Pritet që paralelisht në sallën "Bodrum" në të njëjtët ditë të nisë dhe premiera e "Varëses së Rrobave" e Mario Pollelit nga regjisori Guri Koço.