Auditim për “Mysafir në Sofër”

Ngjarja e filmit të shumë përfolur “Mysafir në Sofër” do të duhej të fillonte në muajt që jemi.
Ngjarja thuhet se lidhet me depërtimin e shqiptarëve jashtë Kosovës në vitin 1999.
Por deri sot nuk ka filluar të xhirohet një skenë e tillë e këtij filmit.
Por tashmë do të dëgjojmë për një skenë tjetër që lidhet me këtë film.
Ministri i Kulturës, Lutfi Haziri ka urdhëruar që të bëhet një auditim rreth zhvillimit të këtij filmi.
Një vjet më parë ish - Ministri Beqiri pati nënshkruar një kontratë mes tij dhe Morina Film ku këtij produksioni iu ishin ndarë 100 mijë euro buxhet për fazën e parë.
Ndërsa kontrata parasheh ndarjen edhe të 200 mijë eurove tjera.
Nisjen e auditimit e ka konfirmuar edhe Sali Morina, sekretar permanent i MKRS.
“Është kërkesa e ministrit që të bëhet një auditim ndërsa shumë shpejt do të bëhet auditimi dhe do t’i hyjmë këtij procesi”, tha Morina.
Fundi i muajit që jemi apo fillimi i muajit qershor do të jenë ditët kur edhe pritet të dalë raporti i auditimit të filmit “Mysafir në Sofër”.
Sali Morina i tha Express se ka formuar një komision që të bëjë një raport të tillë.
“Shumë shpejt do të më informojnë për proceset dhe deri ku ka shkuar ky film. Deri në fillimin e javës që vjen do ta kemi një raport të përgjithshëm se cka ka ndodhur në këtë film”, tha Morina.
Ndërsa zyra e Financave të MKRS sipas Morinës ka kërkuar nga një raport nga Morina Films rreth shpenzimeve.
“Pak më shumë se tre javë ata kanë dërguar një raport ndërsa zyra për Financa ka kërkuar një raport të tillë. Ka ardhur raporti ndërsa tashmë MK dhe Komisioni do ta shqyrtojë se a është në përputhje me procedurat të cilat i ka pas në aspektin e buxhetit dhe pastaj ne do ta shqyrtojmë. Në qoftë se nuk është atëherë do të merren masa tjera për të cilat ndoshta do të përcaktohet një auditim”, tha Morina.
Po ashtu Salihu përmend që Ministri Haziri do të bëjë edhe një “inspektim” të atyre filmave që kanë ngecur deri sot.
Historia e Morina Films fillon qysh para disa viteve kur ish - Ministri Haraqia jep urdhër që të nënshkruhet një kontratë mes MK dhe Morina Films për ndarjen e fondeve. Nënshkrimi ishte bërë nga Alberta Troni. Më vonë po nga Ministria e Kulturës ishte thënë se kontrata nuk ishte valide. Madje ishte thënë se ishte anashkaluar Qendra Kinematografike e Kosovës, institucioni i vetëm i cili ndan fonde. Por arsyetimi ishte se kontrata ishte nënshkruar para formimit të QKK-së. Ndërsa me ardhjen e ish - Ministrit Beqiri ishte konstatuar se kontrata ishte valide, e së fundmi po nis një auditim nga Ministri Haziri.
Gazeta Express ka tentuar që të kontaktojë me Armond Morinën, i cili është edhe përfaqësues i Morina Films, producent i filmit së bashku me J & M Pictures nga Afrika e Jugut.
Intervista e ish Ministrit Valton Beqiri dhënë KosovaPress më 03.11.2008 rreth filmit “Mysafir në Sofër”.
Kosovapress: A është e drejtë sipas ligjit rifuqizimi i kontratës për projektin filmik “Mysafir në sofër”?
Beqiri: Ne nuk e kemi rifuqizuar. Ne kemi qenë të detyruar t’i implementojmë kontratat e rregullta ashtu siç i kemi të gjitha borxhet, të cilat kanë qenë të nënshkruara nga zyrtarët e kësaj ministrie. ǒështë e vërteta, ne kemi pasur mundësi dhe një komunikim të drejtpërdrejtë me kontraktuesin që në kuadër të kontratës ekzistuese ta vëmë një aneks-kontratë, e cila para se gjithash ka sjellë benefite për ministrinë dhe kinematografinë kosovare. E vetmja mundësi që kemi mund ta bëjmë ka qenë që në kuadër të kontratës së vlefshme të paranënshkruar nga ministria jonë, të nxjerrim disa elemente që do të sjellin disa benefite për kinematografinë kosovare, elemente të cilat nuk kanë qenë në kontratën e parë.
Kosovapress: Cilat janë ndryshimet në aneks-kontratë dhe kush ka përfituar?
Beqiri: Kontrata është valide, nuk është rifuqizim, nuk është rivlerësim, por është vetëm implementim i ligjit. Kemi arritur që pagesën e kontratës ta ndajmë në katër këste dhe në kuadër të çdo kësti të paguar të jepet pasqyra financiare dhe raporti i punës së kryer deri në atë fazë. Kemi arritur që 7 % të përfitimeve nga realizimi i këtij filmi të shkojnë drejtpërdrejt në Qendrën Kinematografike të Kosovës, pra një element shumë i potencuar që nuk ka qenë në kontratën e parë. Po ashtu, kemi arritur në marrëveshje me kontraktuesin t’i sigurojmë edhe kopjet për “Kosovafilmin” dhe për ministrinë, të cilat do të prezantohen në situata të ndryshme pa benefite komerciale nga Kosova, qeveria dhe ministria, apo edhe nga “Kosovafilmi”. Përveç kësaj kemi arrit të kërkojmë që skenari që është i paraqitur në kuadër të realizimit të këtij filmit të mos ndryshohet, për arsye që ministria nuk përkrah një film që mund të dezorientojë edhe pasqyrën e Kosovës në përgjithësi.