Pamuk nominohet per "Independent Forgein Fiction"
TIRANE-Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, fitues i çmimit "Nobel" për Letërsi në vitin 2006, është njëri nga gjashtë shkrimtarët që janë futur në listën e ngushtë për çmimin "Independent Forgein Fiction" për vitin 2011. Pamuk, i cili për herë të parë me këtë çmim ishte nderuar në vitin 1990, është futur në listën e ngushtë për librin e tij "The Museum of Innocence", (Muzeu i pafajësisë), një përrallë që shtjellon dashurinë e ndaluar në Stamboll, e cila është përkthyer nga Maureen Freely. Autorët tjerë që janë përfshirë në listën e ngushtë janë nga Peruja, Venezuela, Gjermania, Argjentina dhe Norvegjia. Çmimi i cili kap vlerën prej 10 mijë funteve, i ndahet autorit, libri i të cilit është përkthyer në gjuhën angleze dhe është publikuar në Britaninë e Madhe. Shkrimtari norvegjez, Per Petterson, i cili më herët kishte fituar këtë çmim në vitin 2006, është nominuar për romanin "I Curse the River of Time", të përkthyer nga Charlotte Barslund.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)