Bullgari, një i papunëtenton vetëvrasjenpara selisë së qeverisë
SOFJE- Një i papunë bullgar tentoi të vriste veten duke u helmuar në shenjë proteste para selisë së qeverisë, njoftoi radioja publike bullgare.
''Personi 46-vjeçar me origjinë nga një fshat në verilindje të vendit u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte gëlltitur strikninë dhe merkur, theksoi për radion mjekja'', Margarita Guecheva, specialiste në spitalin e toksikologjisë.
''Kjo tentativë vetvrasjeje përbën një shenjë proteste kundër fatit të tij'', theksoi ajo.
''I papunë, për një kohë të gjatë, 46-vjeçari jetonte me ndihma dhe punë të rastësishme'', sipas radios.
Policia nuk ishte në gjendje të konfirmonte incidentin duke theksuar se vetvrasja nuk ishte regjistruar si krim.
(m.a/ata/BalkanWeb)