Pamuk: Është dashur të vija më parë

Pamuk merr titullin “Honoris Causa”
Orhan Pamuk, shkrimtari turk, fitues i Nobelit në vitin 2006 është nderuar sot me 17 Maj me titullin Doktor “Honoris Cauza” nga Universiteti i Tiranës. Pamuk ndodhet në Shqipëri për një vizitë. Gjatë marjes së cmimit, present në ceremoni ka qënë dhe Ministri I Arsimit, Myqerem Tafaj
Pamuk takohet me Topin
Presidenti Bamir Topi ka qenë personaliteti I parë shqiptar I cili është takuar me nobelistin turk Pamuk.Në takimin e zhvilluar në presidencë, zoti Topi tha se "Vepra letrare e Orhan Pamuk shquhet për këndvështrimin shumë origjinal, nivelin e lartë artistik dhe guximin individual për të qenë influent në politikë dhe intelektualisht".Gjatë takimit, Kreu i shtetit shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me këtë shkrimtar të madh dhe vuri në dukje se vizita të kësaj natyre ilustrojnë jo vetëm marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve e popujve, por dhe vlerësimin për kulturën dhe artin në tërësi si dhe për librin në veçanti.
Shkrimtari i shquar Pamuk, duke u ndalur në përshtypjet e tij për Shqipërinë e shqiptarët, të reflektuara edhe në librin e tij më të fundit, ‘Stambolli’, vuri në dukje se "tashmë në moshën 58-vjeçare, ndihet disi në faj që nuk ka mundur të vizitojë dot vendin tonë më parë.
Në takim ishin të pranishëm Ambasadori turk në Tiranë, Hasan S. Asan dhe shkrimtarja e botuesja e "Skanderbeg Books", Flutura Açka, e cila bëri të mundur përkthimin dhe publikimin e veprave të shkrimtarit turk në Shqipëri.
Pamuk në Tiranë, nobelisti promovon romanin “Stambolli”
Orhan Pamuk, nobelisti turk i 2006-ës viziton sot për herë të parë Shqipërinë. Një axhendë e pasur me takime e aktivitete të shumta, gjatë qëndrimit 2-ditor në vendin e shqiptarëve, me të cilët ka një lidhje të hershme, Pamuk do të jetë i pranishëm edhe në promovimin e romanit të tij më të ri “Stambolli”, një libër ku trajtohet, pikërisht kjo lidhje e tij me Shqipërinë.
Një roman me nota të thella biografike, ku rrëfehet dashuria e tij e parë, e cila ka qenë një shqiptare... “Milosao”, e përjavshmja letrare e "Gazeta Shqiptare" botoi dje ekskluzivisht, me lejen e botueses së “Scanderbeg Books” Flutura Açka, kapitullin ku Pamuk trajton mjeshtërisht këtë histori mbreslënëse.
Agjenda
Në orën 19:00 në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku do të zhvillohet “Mbrëmje me Orhan Pamuk”. Në prezantimin e veprës “Stambolli” do të jenë të ftuar të fushës së letrave, personalitete të kulturës, akademikë, përfaqësues të politikës, të medias, etj. në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Të martën nobelisti turk do të vizitojë qytetin e Beratit, ku në mesditë do të ketë një takim mirëseardhjeje nga personalitete të letrave, të kulturës, të politikës e të medias të këtij qyteti. Vizita e shkrimtarit në viset shqiptare do të mbyllet të mërkurën në mëngjes kur në orën 09.00 do të përcillet në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës.
Kush është Pamuk
Orhan Pamuk ka lindur në 7 qershor 1952 në Staboll në një familje të pasur. I ati ka qenë inxhinier. Ai studioi në Kolegjin Robert dhe më pas për arkitekturë në Universitetin Teknik të Stambollit dhe njëkohësisht të gazetarisë në Universitetin e Stambollit. Në vitin 1982 u martua me Aylin Turegen, me të cilën u divorcua më 2001. Ka një vajzë, Ruyan (1991). Në vitet 1985- 1988 u mor me kërkime pranë Universitetit të Kolumbias në Nju Jork dhe për një kohë të shkurtër në Universitetin e Iouas. Orhan Pamuk jeton në Stamboll. Përvojën e tij të një jete mes traditës osmane të familjes dhe përqasjen me stilin perëndimor të jetës, ai e ka përshkruar me tri gjeneratat në romanin e tij të parë “Xhevdet Beu dhe të bijtë” (1982) dhe më pas reflektimet e lëvizjeve shoqërore të kohës në romanin “Shtëpia e heshtjes” (1983). Popullariteti i tij ndërkombëtar nis me botimin e romanit “Kështjella e bardhë” (1985), roman historik për Stambollin e shekullit 17. Ky është libri i parë i botuar në gjuhën angleze. Më pas njohja e tij pason me botimin e romanit “Libri i zi” (1990), që provokoi debate në Turqi për shkak të referencave të tij sufiste.
Mbi këtë libër është bazuar edhe filmi “Gizli Yuz” (1992). Romani “Jeta e re” (1994) që pason veprën e tij është një rrëfim mbi shpirtin mistik dhe reminishencat e kulturës popullore dhe miteve turke, përmes një të ashtuquajturi libër me një aftësi për të të ndryshuar jetën nëse e lexon. Në vitin 2000 Orhan Pamuk prezantohet me “Unë jam e kuqja”, ku siç shprehet ai, tema kryesore është raporti mes Lindjes dhe Perëndimit, mes përshkrimit nëpërmjet pikëpamjeve të ndryshme të artistëve të lidhura me këto kultura. Romani i tij “Bora” (2002) i vendos ngjarjet në kufirin lindor të Turqisë, në qytetit Kars, dikur kufiri mes perandorisë osmane dhe asaj ruse. Romani përshkruan konfliktet politike dhe fetare të turqve të sotëm përmes jetës së një shkrimtari të mërguar në Perëndim. Në vitin 2004 Pamuk boton “Stambolli: Kujtime dhe qyteti”, një portret i tij për qytetin e lindjes, i bazuar në melankolinë që sheh në jetën e njerëzve të këtij qyteti. Të gjithë veprat e Pamuk kanë gjurmë autobiografike.
Qysh në fëmijërinë e tij, Pamuk ka lexuar lehtësisht në gjuhët frënge, ruse dhe angleze. Orhan Pamuk është i pari autor musliman që doli në mbrojtje të hapur të Salman Ruzhdie. Po kështu Orhan Pamuk mbajti qëndrim edhe ndaj gjyqit kundër kolegut të tij Jashar Qemal në vitin 1995. Edhe vetë ai është përndjekur nga shteti i tij pas denoncimit që bëri në një intervistë të tij në Zvicër për vrasjen e 30 mijë kurdëve dhe një milion armenëve nga Turqia si dhe për “atmosferën tmerruese” të asaj kohe. Ai u quajt shpejt renegat i vendit të tij, gjë që i bën edhe sot shumë turq të mos e kenë shumë për zemër dhe ta pranojë me shumë vështirësi këtë fitore të Pamuk edhe si të tyren. Por presioni ndërkombëtar në mbrojtje të tij ka qenë shumë i madh. Orhan Pamuk është botuar në dhjetëra gjuhë të botës dhe vitet e fundit ka qenë në listën e autorëve më të shitur në Perëndim. Vepra e tij rreshtohet në rrëfimet postmoderniste dhe është krahasuar nga kritika me atë të Kafkës, Borhesit, Kalvinos dhe Markezit.