E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika të mira për filmin nga Çadi

Duke nënvizuar se si kinemaja tregon kampionët filmat që kanë buxhet të ulët, duke krahasuar këtu edhe ata filma me buxhet të rëndë si të Hollywood’it, filmi “A Screaming Man” është dhënë premierë të dielën, një ditë pasi u dha premierë një film për ta nderuar regjisorin Woody Allen.

Përralla e Mahamat – Saleg Haroun nënvizon konfliktin në mes të njerëzve të zakonshëm, kryesisht familjeve dhe nuk fokusohet në vet luftën.

Tregimi i thjesht për babin dhe djalin, i ngarkuar me dashuri si dhe faj e frikë, është vendosur kundër luftës së vërtetë në një vend afrikan ku rebelet e ngritur kanë origjinë nga lindja ku nuk ka stabilitet dhe më mijëra njerëz janë vrarë viteve të fundit.

I pyetur se pse gjithmonë fokusohet në marrëdhëniet në mes të birit dhe babit, Haroun tha se gazetarët në çdo konferencë bërtasin:

“Kjo është një luftë (në Çad) në fakt bëhet nga burrat, nuk janë gratë që paguajnë çmimin e luftës. Është një lloj historie që ka të bëj me babanë dhe të birin...që përcillet nga gjenerata në gjeneratë. Kjo është arsyeja se pse kam ndërtuar marrëdhënie të këtilla baba-bir”, shtoi ai, fjalët e të cilit i përkthej një përkthyes.

Haroun tha se ideja për filmin “A Screaming Man (titull origjinal: Un Homme Qui Crie)” i kishte lindur në vitin 2006 kur ishte duke e bërë një film tjetër me emrin Daratt, që zhvillohej në kryeqytetin e Çadit, N'Djamena.

Rebelët e pushtuan qytetin duke detyruar brigadën të vendos se a do të zhduken nga aty apo të luftojnë, ndërkaq në 2008’ën, gjatë xhirimeve të filmit “Expectations”, rebelët përsëri ishin parë duke lëvizur në Çad.

Globalizimi, Zoti

Karakteri qendror është Adam, shërbëtor në një pishinë të një tregu në hotelin N’Djamena i cili rrëmbehet nga një pronar i ri kinez, duke reflektuar kështu fillimin e globalizimit në tërë Afrikën duke sjell kësht një bekim të përzier në film.

Adam, që luhet nga aktori Youssouf Djaoro, ndihmohet në punën e tij nga djali i tij Abdel (Diouc Koma), mirëpo diktati ekonomik që e detyron atë për ta mbajtur punën e tij është ulja e pozitës që ja bën babi duke e bërë atë një rojtar të derës.

Ai detyrohet për të veshur uniformën e paraardhësit, një personi i cili ka humbur edhe statusin e tij.

Tregimi merr kahe tragjike kur Abdel detyrohet për t’ju bashkuar armatës për të luftuar rebelët të cilët po hynin në kryeqytet, kurse Adam i cili nuk ka para për të blerë lirinë e djalit të tij dhe nuk zgjedh që të jetë vullnetar në vendin e tij, por një dështim për fajin e tij.

Ne pak shohim çfarë ka ndodhur në fillim të filmit, në përjashtim të mesazhit që ja dërgon Abdel në shtëpi gruas së tij shtatzënë.

Adam, i cili shihet si një figurë e fuqishme në këtë konflikt, ka pak fat pasi që Zoti e ndihmon atë dhe kështu vendos që të merr në dorë vet tërë ngjarjen.

“Klithjet e tij kundër qetësisë së Perëndisë, nuk janë klithje kundër varfërisë”, shpjegon Haroun.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›