E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpikjet e Da Vinçit në Gjirokastër

Nga kështjella “Acaya” ne Lecce, shpikjet e Leonardo Da Vincit zhvendosen në kalanë e Gjirokastrës,në një ekspozitë që vjen për herë të parë me projektet e 40 shpikjeve më të mëdha të gjeniut italian ndërmjet të cilave gurë hedhës, lupë diellore për djegien e anijeve, aparat për matjen e erës, parashutë, peshore, top me fitil, shkallë për mbrojtjen e kështjellës, makinë korrjeje, makinë për pastrimin e ajrit etj,Shpikjet e davincit u eskpozuan në mjediset e galerisë së arteve “Gjin Zenebishi” në Gjirokastër si kontribut për autoritetet lokale e qëndrore të Gjirokastrës, në sektorin e turizmit.

"Eshte zgjedhur kalaja e Gjirokastres per karakterin e saj estetik si dhe sintonine qe ka kjo kala me ate te Acaya, nga ku vijne keto punime. Kalaja e Gjirokastres ka nje kornize sugjestive per nje ekspozite qe na risjell rilindjen italiane dhe ate nderkombetare", u shpreh Sergio Strozzi, konsulli italian ne Vlore.

"Marredheniet mes Italise dhe Shqiperise jane vllazerore per ndihmen e madhe dhe te cmuar por dhe per sinqeritetin e ketyre marredhenieve qe ekzistojne dhe qe jane ndertuar tashme midis popullit shqiptar dhe vellezerve italiane", tha Flamur Bime, kryetar i bashkise se Gjirokastres.

"Vjen ne nje moment ku ne nisim sezonin turistik, dhe i japim nje gjalleri kesaj kalaje te ngurte dhe i japim gjalleri Gjirokastres per te thithur sa me shume turiste", eshte shprehur Spiro Ksera, Minister i Punes.

çelja e ekspozitës “Makineritë e Leonardo Da Vinçit” u mbështet nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Arsimit e Shkencës, në kuadër të eventit “Dy popuj, një det, një miqësi”. Pas prezantimit në qytetin e Gjirokastrës, “Makineritë e Leonardo Da Vinçit”, do të “udhëtojnë” në Tiranë, në një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur nga datat 19-22 maj në Akademinë e Arteve.

Floreta Ligu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›